Ambasada Kopenhagen
1- Organizimi i një vizite të Ministrit të Diasporës në Kopenhagen;
2- Takim me nënat shqiptare për mësimin e gjuhës shqipe (6-mujori i parë i 2019);
3- Organizimi i një aktiviteti me nënat dhe gratë shqiptare me rastin e 7-8 Marsit;
4- Festimi i 1 Qershorit me fëmijët, në bashkëpunim me shoqatat shqiptare në Danimarkë;
5- Organizimi i Ditëve të Kulturës shqiptare në Komunën e Herlevit (Tetor 2019);
6- Organizimi i një misioni biznesi të palës sonë në Danimarkë, në bashkërendim me Zëvendësministrin Xhafaj dhe Drejtorinë e Diplomacisë Ekonomike, Publike dhe Diasporës (6-mujorin e II-të të 2019).