Regjimi i vizave

Dokumentacion i nevojshëm për marrjen e vizave

Dokumentacioni që duhet të sigurojë shtetasi shqiptar për të marrë vizë është i ndryshëm në funksion të legjislacionit të huaj dhe qëllimit të udhëtimit. Si rregull, shtetasit duhet të kenë pasaportë udhëtimi me vlefshmëri të mjaftueshme, 3 muaj mbi vlefshmërinë e vizës, të plotësojnë formularin e aplikimit, të paraqesin ftesën apo garancinë nga pritësi në vendin e huaj, si dhe sigurimin e udhëtimit/shëndetit për raste urgjence mjekësore dhe riatdhesim.

 

Në faqet elektronike të ministrive të vendeve të huaja apo vetë ambasadave të tyre ofrohet zakonisht informacion i nevojshëm.

Regjimi i vizave

Informacioni që jepet në tabelën bashkëlidhur është vetëm orientues, sipas të dhënave më të fundit që disponon MEPJ. Shtetasit para se të udhëtojnë duhet të kontaktojnë me përfaqësinë më të afërt të vendit të destinuar për t’u informuar për kushtet e hyrjes dhe daljes në këtë vend. MEPJ nuk është përgjegjëse për ndryshime ose pasaktësi në informacionin e dhënë. Për vendet ku shtetasit nuk kanë nevojë për vizë afatshkurtër (shih në tabelë kolonën “Vizë Afatshkurtër”), informacioni “Përfaqësia ku aplikohet” jepet për rastet nëse ata do të kenë nevojë të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë e ngjashme me atë tipit D).

Çfarë duhet të kenë parasysh shtetasit para se të udhëtojnë

Shtetasit duhet të sigurohen nëse në vendet ku do të shkojnë ka trazira politike, fatkeqësi natyrore, sëmundje dhe epidemi apo është e nevojshme të vaksinohen. Është e rekomandueshme të njihen më parë, aq sa është e nevojshme, për traditat, zakonet, doket e vendeve ku do të shkojnë.

Para udhëtimit shtetasit duhet të kenë me vete adresat e Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë, që mbulojnë vendet ku do të udhëtojnë.

TË NDERUAR QYTETARË, duke klikuar mbi secilën nga rubrikat ju do të gjeni një informacion mbi regjimin e vizave për të gjitha shtetet ku ju do të duhet të udhëtoni së bashku më dokumentacionin e nevojshëm dhë udhëzime që duhet t’i keni në vëmendje përpara udhëtimit .

Gjithashtu, në fund të disa prej rubrikave do të vini re një buton “KLIKO KËTU”, i cili ju mundëson aplikimin direkt online ose marrjen e një informacioni më të detajuar për atë rubrikë.

Informacioni që jepet në tabelën bashkëlidhur është vetëm orientues, sipas të dhënave më të fundit që disponon MEPJ. Shtetasit para se të udhëtojnë duhet të kontaktojnë me përfaqësinë më të afërt të vendit të destinuar për t’u informuar për kushtet e hyrjes dhe daljes në këtë vend.

MEPJ nuk është përgjegjëse për ndryshime ose pasaktësi në informacionin e dhënë. Për vendet ku shtetasit nuk kanë nevojë për vizë afatshkurtër (shih në tabelë kolonën “Vizë Afatshkurtër”), informacioni “Përfaqësia ku aplikohet” jepet për rastet nëse ata do të kenë nevojë të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë e ngjashme me atë tipit D). 

Go Top