Legalizimet

Lista e vendeve me apostilim

Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, …

Lista e vendeve me legalizim

Dokumentat që përdoren në vendet të cilat nuk janë anëtare të Konventës së Hagës, 05 tetor 1961 për Apostilën, legalizohen me vulë të thjeshtë. Pra, për shtetet të cilat nuk janë të listuara në regjimin e apostilës, dokumentat legalizohen me …

Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare e të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara. Të legalizuara duhet të jenë edhe dokumentet e huaja që do të paraqiten në autoritetet tona.

Legalizimi është procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj. Për këtë diplomatët konsullorë konfirmojnë funksionarin përgjegjës dhe institucionin, përkatësisht duke vërtetuar nënshkrimin dhe vulën. Më parë autoriteti që lëshon dokumentin duhet të ketë njoftuar personat që kanë të drejtë të lëshojnë dokumente dhe depozituar nënshkrimet e tyre.

Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme. Legalizimi i dokumenteve shqiptare për përdorim jashtë shtetit dhe legalizimi i dokumenteve të huaja për tu paraqitur në autoritetet shqiptare rregullohet me VKM nr. 134, datë 07.03.2003.

 

 

Institucionet përgjegjëse

Në Shqipëri, autoriteti përgjegjës për legalizimin e apostilimin e dokumenteve është MEPJ, Drejtoria Konsullore. Në vende të tjera mund të jetë Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësisë, apo edhe struktura të ndryshme lokale. Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme. Autoritetet përgjegjëse për apostilimin e dokumenteve gjenden në adresën:

http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41

Go Top