KANDIDIMIN PËR POSTIN E PËRFAQËSUESES/IT SPECIALE (SR) PËR RININË DHE SIGURINË TË TROJKËS SË OSBE-SË.
Në kuadër të Kryesimit nga Shqipëria të OSBE-së për vitin 2020, do të caktohet një kandidaturë shqiptare si Përfaqësuese/ Speciale (SR) për rininë dhe sigurinë në Trojkën e OSBE- së.
SR janë përfaqësues të Kryesisë për çështjet e lidhura me rininë. Posti i SR nuk është një post i paguar, por është një angazhim vullnetar dhe honorifik.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për SR janë:
- Të ketë përvojë të njohur lidhur me angazhimet me shoqërinë civile si dhe me lëvizjet rinore;
- Të ketë përvojë lidhur me politikat kombëtare dhe ndërkombëtare për rininë, përfshirë për konceptin e integrimit të rinisë;
- Të gëzojë njohuri të nocioneve themelore të punës së organizatave ndërkombëtare;
- Të ketë njohuri të konceptit të sigurisë evropiane dhe dialogut;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, përbën avantazh njohja e një gjuhe tjetër kryesore që përdoret në strukturat e OSBE-së.
- Njohje e gjerë për të paktën një nga dimensionet e OSBE-së për sigurinë dhe bashkëpunimin, në veçanti për dimesionin e parë politiko-ushtarak;
- Aftësi të mira për të folur në mjediset publike dhe prezantues të mirë
- Aftësi organizative dhe të punës në grup, si dhe aftësi të mira komunikimi.
- Mosha preferohet të jetë nga 18-30 vjeç.
- Do të kenë avantazh kandidatet femra;
Kandidatët duhet të jenë të gatshëm dhe për të kryer të udhëtuar, duke iu përshtatur një agjende fleksibile. Gjithashtu, kandidatët duhet të jenë të gatshëm të angazhohen minimalisht një ditë në javë.
Kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme, do t’i nënshtrohen një testimi me shkrim dhe me gojë pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Informacioni i saktë mbi kohën e zhvillimit të testimit do i njoftohet kandidatëve nga MEPJ.
Për materiale lidhur me testimin, lutemi konsultimin e faqeve të mëposhtme të internetit:
https://www.osce.org/presence-in-albania
Kandidatët duhet të dorëzojnë:
- CV e plotësuar, duke përfshirë informacion sipas kritereve të kërkuara;
- Letër motivim;
Afati i dorëzimit të aplikimit është shtyrë deri në datën 6 mars 2019
Adresa: raportime@mfa.gov.al