Lista e vendeve që nuk kërkojnë as legalizim dhe as apostilim të dokumenteve

Me marrëveshje dypalëshe dokumentet për disa vende (Hungaria, Republika Çeke, Rumania, Rusia dhe Sllovakia)  pranohen direkt pa pasur nevojë të legalizohen apo apostilohen.

Bashkëlidhur:

Lista e vendeve, dokumentet e të cilave pranohen pa u legalizuar apo apostiluar gjendet këtu

Me marrëveshje reciproke vendet e listës si më poshtë janë të përjashtuara nga detyrimi i legalizimit ose apostilimit paraprak të dokumenteve. Autoritet shqiptare pranojnë dokumentet e këtyre vendeve pa formalitete të tjera:

Hungaria

Republika Çeke

Rumania

Rusia

Sllovakia

Bullgaria

 

Paraqitja e dokumenteve për legalizim

Paraqitja e dokumenteve për legalizim për përdorim jashtë vendit, në Shqipëri bëhet përmes zyrave postare të Postës Shqiptare, TNT, AC, ADEX me te cilat MEPJ bashkëpunon.

Paraqitja për legalizim e dokumentave të huaja për përdorim në Shqipëri në vendet të cilat nuk aderojnë në Konventen e Hagës 5 tetor 1961, për Apostilen bëhet pranë Përfaqësive Konsullore apo Diplomatike të RSH.

Go Top