- Shtatori – Me ardhjen e Ambasadorit të ri, do të zhvillohen takime kortezie me
- Ambasadorë dhe Përfaqësues nga Trupi Diplomatik të akredituar në Zvicër;
- Me aktor kyç të institucioneve vendore që kanë të bëjnë me disa projekte aktuale Shqipëri – Zvicër, si në fushën e ekonomisë, turizmit, kulturës etj;
- Me krerët e shoqatave shqiptare profesionale të integruara.
- Tetori – Muaji i sensibilizimit për mësimin e gjuhës shqipe ne Zvicër, “Te mësojmë shqip”.
Për këtë janë planifikuara këto aktivitete:
- 14 Ambasadoret e Kombit video-mesazh thirrje prindërve shqiptare për t’i dërguar fëmijët ne klasat shqipe.
- Shpërndarja falas e teksteve shkollore për viti 2023-2024 për nxënësit e shkollave shqipe ne disa kantone te Zvicrës.
- Promovimi i “Shkollës Shqipe” ne disa media shqipe ne Zvicër.
- Promovimi dhe thirrje masive ne bashkëpunim me shoqatat e tjera shqiptare ne Zvicër ne lidhje me sensibilizimin e familjeve shqiptare për rëndësinë e mësimit te gjuhës shqipe.
- Nëntori – Përgatitja dhe shënimi i Festes Kombëtare 28-29 Nëntori në bashkëpunim me Konsujt e Nderit te Rsh në Zyrih dhe Tiçino, si dhe me Diasporën shqiptare.
- Dhjetori – Një nga aktivitetet për muajin dhjetor që është parashikuar me organizim të përbashkët nga Dhoma e Tregtisë Shqipëri – Zvicër (ALSWISS) në Gjenevë dhe Dhomës së Tregtisë së Zvicrës për Evropën Qendrore (SEC), është zhvillimi i një takimi për të promovuar biznesin midis sipërmarrësve dhe kompanive në Shqipëri dhe Zvicër