1-Takim me biznesmenë dhe përfaqësues të operatorëve turistikë në Xheda, lidhur me potencialin turistik të Shqipërisë si një destinacion të mirënjohur ndërkombëtar tashmë, si dhe lehtësirat e ofruara për investitorët e huaj në këtë sektor (periudha e parashikuar fund shtator 2023)
2- Takim në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Riad, lidhur me shpalosjen e potencialeve dhe mundësive që Shqipëria ofron për investitorët e huaj sipas sektorëve strategjikë (periudha e parashikuar, fillim tetor 2023)
3- Takim me biznesmenë dhe investitorë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Damam me qëllim shpalosjen e potencialeve dhe resurseve energjetike të Shqipërisë, si dhe prezantimin e lehtësirave për mundësinë e tërheqjes së investimeve të huaja direkte në sektorin e gazit dhe naftës (periudha e parashikuar, nga mesi i muajit nëntor 2023)
4- Takim me studentët dhe shtetasit shqiptar në Riad me qëllim diskutimin mbi përfshirjen e vendit tonë në sistemin e-visa Saudit, lehtësirat e krijuara si dhe dinamika e re në kontaktet “people to people’’. (periudha e parashikuar fillim dhjetori 2023)