Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Rumani

Marredheniet dy palëshë Shqipëri-Rumani

Marrëdheniet politike midis dy vendeve tona mund të konsiderohen në momentin e tyre më të mirë. Ky vlerësimin i atribuohet nivelit të lartë të dialogut politik. Shqipëria dhe Rumania janë anëtare në të gjitha nismat rajonale dhe në shumë organizata e organizma ndërkombëtare. Të dy vendet ndajnë vlerësimin se bashkëpunimi rajonal është një shtyllë e rëndësishme në politikën e tyre të jashtme dhe me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe prosperitetin e brendshëm. Rumania, si vend anëtar i BE, dhe Shqipëria, si vend kandidat në BE, konsiderojnë si thelbësore për rajonin integrimin evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Si dy vende partnere dhe aleate në NATO, Shqipëria dhe Rumania besojnë fort se dy shtete të konsoliduara në rajon kontribuojnë jo vetëm për paqen dhe sigurine kolektive të tij, por edhe më gjerë, duke promovuar demokraci dhe liri në vende të tjera ku ka konflikte, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë strategjikë si SHBA dhe vende të tjera të NATO-s dhe BE-së.

Nga pikëpamja ekonomike, rritja dhe diversifikimi i shkëmbimeve tregtare, rritja e investimeve rumune në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, ndërtimin e infrastrukturës në energji (ndërtimi i HEC-ve), industrinë e erës, industrinë kimike, tekstile, agro-biznes, etj, do të jenë prioritete të bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

 Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës

Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

 

Go Top