Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Hungari

Marredheniet dy palëshë Shqipëri-Hungari

Marrëdhëniet diplomatike me Hungarinë, janë vendosur në mars 1922, (ne nivel te Ngarkuari me Pune), ndërsa në 31 maj 1922, paraqiten kredencialet e para. Ndërmjet Shqipërisë dhe Hungarisë ekzistojnë marrëdhënie shumë të mira politike. Të dyja palët kanë patur vullnet për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik, nëpërmjet realizimit të vizitave në të gjitha nivelet, përfshirë vizitat në nivelet më të larta, si një kontribut i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve e vendeve dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushat me interes reciprok.

Hungaria është një prej vendeve të para antare të BE-së që ratifikuan MSA mes BE-së dhe Shqipërisë. Parlamenti hungarez e ratifikoi MSA-në në datën 23.04.2007 me unanimitet, dhe në datën 31 maj 2007, ajo depozitoi instrumentat e ratifikimit në Bruksel.Hungaria mbështet hyrjen e Shqipërisë në BE. Vlerësohet tradita e hershme dhe shumë e mirë e miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy popujve dhe vendeve tona.

Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës

Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

 

 

Go Top