Mbulimi Diplomatik
- Brunei (nd),
- Eritrea (nd),
- Etiopia (Nd)
- Bahrein(jr),
- Jemen (Jr)
- Oman (Jr)
- Somalia(nd)
Marrëdheniet dypalëshe
Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite janë vendosur më 02 dhjetor 1992. Marrëdhëniet politike mes dy vendeve konsiderohen si shumë të mira. Që nga hapja e përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Riad, është punuar në drejtim të intensifikimit të marrëdhënieve politike, forcimit të dialogut politik, thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe plotësimit të kornizës ligjore të bashkëpunimit me Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ndërmjet të dy vendeve ka shkëmbime vizitash të niveleve të ndryshme, kryesisht nga pala jonë: dy herë Kryetarët e Kuvendit, dy herë Ministrat e Jashtëm. Nga pala saudite kanë vizituar Shqipërinë, Ndihmës Ministri i Jashtëm saudit, Presidenti saudit i Çështjeve të Rinisë dhe Sporteve dhe i disa Komiteteve Olimpike Ndërkombëtare, Princi Nauaf bin Faisal. Po ashtu, edhe Kryetari i Parlamentit të Arabisë Saudite Dr. Abdullah Al Sheik në krye të një delegacioni parlamentar saudit ka vizituar Shqipërinë. Kjo ka qenë vizita e parë e Kryetarit të Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite (Maxhlis Shura) në Tiranë.
Midis dy vendeve janë zhvilluar edhe takime me funksionarë të lartë politikë, grupe të interesit e të biznesit saudit etj. Janë zhvilluar takime me Kreun e Korporatës për Zhvillimin e Sektorit Privat të Grupit të Bankës Islamike për Zhvillim (BIZH), autoritetet e trashëgimisë kulturore etj. Në të gjitha këto takime është kërkuar forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, si dhe është nënvizuar interesi i vendit tonë për të çuar më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe tekniko-shkencore me Arabinë Saudite. Është promovuar Shqipëria si destinacion tërheqës për investimet e huaja. Në të gjitha nivelet ekziston një klimë pozitive dhe e favorshme përsa i përket mundësisë së investimit në Shqipëri. Pala saudite është ofruar dhe ka kontribuar në financimin e projektit të rrugës Dorrës-Morinë dhe Tiranë-Elbasan, si dhe nëpërmjet Fondit Saudit të Zhvillimit një sërë projektesh të tjera në Shqipëri. Kushtet e financimit kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë të favorshme. Pala Saudite nëpërmjet Bankës Islamike për Zhvillim ka financuar dy herë realizimin e Konferencës Për Investimet e Huaja në vendin tonë.
Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës
Zbulo më shumë për trokitjen virtuale