Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael

Marrëdheniet dypalëshe

Marrëveshjet dypalëshe me Izraelin

  1. Marrëveshje midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për bashkëpunimin në fushën e arsimit kulturës dhe shkencës, nënshkruar më 28.11.1993.
  2. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, nënshkruar më 29.01.1996, hyrë në  fuqi më 18.2.1997.
  3. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit në fushën e mjekësisë veterinare, nënshkruar më 08.01.2001.
  4. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, nënshkruar më 08.01.2001, hyrë në fuqi më 3.2.2004.
  5. Marrëveshje e bashkëpunimit ekonomik e tregtar ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Izraelit, nënshkruar më 8.1.2001, hyrë në fuqi më 1.06.2004.
  6. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit mbi bashkëpunimin në fushën e karantinës dhe mbrojtjes së bimëve, nënshkruar më 8.1.2001
  7. Memorandum për vendosjen e konsultimeve ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, nënshkruar më 9.3.2006, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
  8. Marrëveshje për shërbimin ajror ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Izraelit, nënshkruar më 11.05.2006, hyrë në fuqi 16.04.2007.
  9. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Shtetit të Izraelit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të shërbimit dhe kombëtare, nënshkruar më 22.10.2007, hyrë në fuqi më 27.07.2008.
  10. Memorandum Mirëkuptimi për shkëmbimin e informacionit financiar në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit midis dy njësive të inteligjencës financiare është nënshkruar më 31.07.2011, hyri në fuqi në datën e nënshkrimit.
  11. Memorandum bashkëpunimi për bashkëpunimin në Fushën e Mbrojtjes së Mjedisit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Izraelit, nënshkruar më 17.11.2011, hyri në fuqi në datën e nënshkrimit.

 

Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës

Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

 

Go Top