- Pjesëmarrja e Ambasadës në Panairin Ndërkombëtar Humanitar “SILA BAZAAR 2023”, Lubjanë, 14 Tetor 2023. Ambasada do të prezantojë dhe tregtojë produkte “Made in Albania” si Brandy Skenderbej, prodhime vere, prodhime artizanale dhe artistike. Të ardhurat do të shkojnë për qëllime humanitare.
- Pjesëmarrja e Ambasadës në Ditët e Kulturës Shqiptare që organizohen në koordinim e bashkëpunim me Shoqatat Kulturore Shqiptare në Republikën e Sllovenisë, nëntor 2023.
- Finalizimi i projektit të përgatitjes për botim të librit në gjuhën shqipe kushtuar historisë së familjeve të vjetra fisnike shqiptare në Koper të Sllovenisë. Projekti ka si autor studjuesin slloven Peter Štoka, i cili bashkëpunon me prof. Irakli Koçollari, Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Deri tani libri është botuar në gjuhën sllovene dhe italiane. Për këtë projekt mund të veçohet kontributi i veçantë i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria”, Koper, si edhe mbështetja e përkrahja e ofruar nga Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Slloveni.