Lista e vendeve me apostilim
Lista e vendeve që nuk kërkojnë as legalizim dhe as apostilim të dokumenteve
Lista e vendeve me legalizim
Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare e të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara. Të legalizuara duhet të jenë edhe dokumentet e huaja që do të paraqiten në autoritetet tona.
Legalizimi është procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj. Për këtë diplomatët konsullorë konfirmojnë funksionarin përgjegjës dhe institucionin, përkatësisht duke vërtetuar nënshkrimin dhe vulën. Më parë autoriteti që lëshon dokumentin duhet të ketë njoftuar personat që kanë të drejtë të lëshojnë dokumente dhe depozituar nënshkrimet e tyre.
Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme. Legalizimi i dokumenteve shqiptare për përdorim jashtë shtetit dhe legalizimi i dokumenteve të huaja për tu paraqitur në autoritetet shqiptare rregullohet me VKM nr. 134, datë 07.03.2003.
Institucionet përgjegjëse
Në Shqipëri, autoriteti përgjegjës për legalizimin e apostilimin e dokumenteve është MEPJ, Drejtoria Konsullore. Në vende të tjera mund të jetë Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësisë, apo edhe struktura të ndryshme lokale. Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme. Autoritetet përgjegjëse për apostilimin e dokumenteve gjenden në adresën:
http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41