Xhamajka

Informacion i Përgjithshëm

Gjuha zyrtare: Anglishtja

Kryeqyteti: Kingston

Sistemi politik: Monarki Parlamentare

Emri zyrtar: Shteti i Xhamajkës

Valuta: Dollari Xhamajkan (JMD); 1 EUR = 141.074 JMD

Besimi fetar: Mbizotëron besimi i krishterë protestant.

Zona Kohore: UTC – 05:00

Info rreth vizës: Për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit duhet vizë. Aplikoni në përfaqësinë e Xhamajkës në Londër. Për mbajtësit e pasaportave të thjeshta viza merret në kufi.

Prefiksi: 001876 ose +1876

Numri i policisë: 119

Numri i ambulancës: 110

Numri i zjarrfikëses: 110

 

Shënime të veçanta:

 

Siguria: Merrni masa sigurie.

Shërbimet ofrohen vetëm në valutën vendase. Përdoren edhe kartat e kreditit.

Uji i çezmave publike nuk është i pijshëm.

Rekomandohet të përdorni veshje të thjeshta në respekt të kulturës vendase.

Rekomandohet të tregoni kujdes pasi që prej vitit 2013, Xhamajka është infektuar nga Chikungunya (Infeksion i transmetuar nga mushkonjat) dhe nuk ka akoma një vaksinim përkatës.

Rekomandohet që gratë shtatzëna të mos udhëtojnë drejt këtij vendi pasi virusi Zika është i pranishëm, virus i cili sjell dëmtime tek fetusi.

Vaksinat: Rekomandohet vaksinimi për virusin Zika.

 

Kontaktet dhe orari zyrtar i Ambasadës së RSh-së në Londër:

embassy.london@mfa.gov.al

consular.london@mfa.gov.al

Tel: +44(0) 20 7828 8897

E hënë- E premte
09:00 – 17:00
Shërbimi Konsullor:
E hënë, E mërkurë
09:00-14:00

Orari zyrtar i përfaqësisë në Nju Jork:

E hënë – E premte 09:00 – 15:00

Go Top