Me marrëveshje dypalëshe dokumentet për disa vende (Hungaria, Republika Çeke, Rumania, Rusia dhe Sllovakia) pranohen direkt pa pasur nevojë të legalizohen apo apostilohen.
Bashkëlidhur:
Lista e vendeve, dokumentet e të cilave pranohen pa u legalizuar apo apostiluar gjendet këtu:
Me marrëveshje reciproke vendet e listës si më poshtë janë të përjashtuara nga detyrimi i legalizimit ose apostilimit paraprak të dokumenteve. Autoritet shqiptare pranojnë dokumentet e këtyre vendeve pa formalitete të tjera:
Hungaria
Republika Çeke
Rumania
Rusia
Sllovakia
Bullgaria
Kosova
Paraqitja e dokumenteve për legalizim
Paraqitja e dokumenteve për legalizim për përdorim jashtë vendit, në Shqipëri bëhet përmes zyrave postare të Postës Shqiptare, TNT, AC, ADEX me te cilat MEPJ bashkëpunon.
Paraqitja për legalizim e dokumentave të huaja për përdorim në Shqipëri në vendet të cilat nuk aderojnë në Konventen e Hagës 5 tetor 1961, për Apostilen bëhet pranë Përfaqësive Konsullore apo Diplomatike të RSH.