Shqipëria destinacion i investimeve tuaja
Shqipëria është vend me një potencial të madh ekonomik, për shkak të vendndodhjes gjeografike, demografisë dhe pasurive të saj natyrore. Rritja ekonomike e vendit reflekton shenja të konsolidimit fiskalduke reduktuar gradualisht defiçitin buxhetor dhe borxhin publik dhe stabilitet ekonomik. Ekonomia jonë bazohet mbi një qasje rajonale duke u përfshirë në një treg brenda vendeve anëtare të CEFTA-s prej 26 milionë konsumatorë, dhe në krye të më pak se 10 viteve do të mund të jemi të integruar plotësisht ekonomikisht në tregun e madh evropian.
Ekonomia ka filluar të zgjerohet dhe trendi është pozitiv, është rritur besimi i qytetarëve tek sistemi, struktura prodhuese e Shqipërisë është duke u konsoliduar dhe duke e shtuar peshën dhe vlerën e eksportit. Në funksion të ndërtimit të një modeli të ri ekonomik që gjeneron mirëqenie, punësim dhe zhvillim të gjithanshëm qeveria ka ndërmarrë një sërë reformash në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit, rritjes së produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, rritjes së investimeve vendase dhe të huaja si dhe rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare të vendit. Shqipëria ofron një mjedis të favorshme dhe kosto të përshtatshme për të bërë biznes, skema stimuluese tërheqëse për investitorët, sistem on-line për regjistrimin dhe pagesat e taksave si dhe një proces one – stop shop për regjistrimin dhe licensimin e bizneseve.
Zbulo më shumë për shërbimet e Konsullates
Zbulo më shumë për trokitjen virtuale