Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Janinë

Zbulo Shqiperine

Shqipëria ka shumë bukuri natyrore e kur ta vizitoni atë, do të thoni: pse kaq shumë për ta mësuar këtë fakt. Shqipëria vuajti periudhën e një mbylljeje të gjatë të sistemit komunist, deri më 1991, e për këtë arsye ajo nuk ishte shumë e njohur. Por tani që kjo periudhë ka kaluar, Shqipëria më në fund po pasqyron çka gjithmonë ka ekzistuar: site të harruara arkeologjike, fshatra ku koha duket se ka ndaluar, monumente historike të perandorisë romake e asaj osmane, jo më pak plazhet e bukur të bregdetit jugor, të cilët i gjeni shpesh edhe në guidat e revistat më prestigjioze, si Lonely Planet, The New York Times, etj.. Shqipëria shtrihet në Evropën Juglindore, në Perëndim të Gadishullit Ballkanik, me një sipërfaqe prej 28.748 km2, me gjatësi të vijës kufitare 1094 km, nga të cilat 657 km janë vijë kufitare tokësore dhe 316 km vijë bregdetare, si dhe 48 km janë vijë ndarëse e lumenjve dhe 73 km e liqeneve. Shqipëria kufizohet në jug dhe jug-lindje me Greqinë, në veri me Malin e Zi, në perëndim me Italinë, më të cilën ndahet nga deti Adriatik dhe deti Jon, në lindje me Maqedoninë dhe në veri-lindje me Kosovën, i cili është eshë shteti i dytë në rajonin e Ballkanit me popullsi më të madhe shqiptarësh. Tirana është zemra e Shqipërisë, kryeqyteti i saj, ku shpresat dhe ëndrrat në këtë vend të vogël rriten çdo ditë e më shumë së bashku me mirëqenien dhe argëtimin e papenguar. Qendra e këtij qyteti, karakterizohet nga ndërtesat e reja e të larta dhe pallatet e vjetra e të pikturuara; nga bulevardet e veshur me gërmadha osmane dhe bunkerë të komunizmit të kthyer në vende për të bërë fotografi.

 

 Zbulo më shumë për shërbimet e Konsullates

 Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

 

Go Top