Mbulimi Diplomatik
- Barbados
- Guatemala
- Haiti
- Honduras
- Kosta Rika
- Meksika
- Panama
- Republika Dominikane
- Xhamajka
Marrëdheniet dypalëshe
Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve janë vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet midis vendeve tona fillojnë me vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Uillson, i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij. Shqipëria i është mirënjohëse SHBA për mbështetjen në të gjitha proceset demokratizuese dhe integruese të vendit.
Tashmë dy vendet janë vende aleate në NATO. Shqipëria mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s, që i shërben zhvillimit demokratik dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe rritjes së sigurisë dhe stabilitetit kombëtar dhe rajonal. Shqipëria jep kontributin e saj në misionet paqeruajtëse si në Afganistan dhe Irak; ishte ndër vendet e para që iu bashkua koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit dhe ISIL, nën lidershipin e SHBA dhe jep një kontribut aktiv në këtë koalicion. Marrëdhëniet me ShBA janë të rëndësisë parësore dhe strategjike. SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Niveli i marrëdhënieve dypalëshe vlerësohet i shkëlqyer. Këto marrëdhënie kanë hyrë në fazën e partneritetit. Partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara përbën një nga themelet e politikës sonë të jashtme. Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të qenë partner i vendosur përkrah ShBA në drejtim të zhvillimeve demokratike, të ruajtjes së stabilitetit, paqes e prosperitetit në rajonin tonë e më gjerë, të konsolidimit të ekonomisë së tregut, të luftës kundër terrorizmit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Deklarata e Përbashkët për Partneritet Strategjik Shqipëri-SHBA, nënshkruar më 20 prill 2015, gjatë vziitës së Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati në Uashington, pasqyron më së miri marrëdhëniet e partneritetit mes dy vendeve dhe materializon bashkëpunimin me një kalendar konkret dhe gjithëpërfshirës. Ky dokument fokusohet në partneritetin mes dy vendeve në tre plane: partneritet për çështjet globale; partneritet për çështjet rajonale dhe partneritet për agjendën dypalëshe – dialogu politik, siguria, forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri, zhvillimi ekonomik, siguria energjetike dhe shkëmbimet arsimore-kulturore.
Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës
Zbulo më shumë për trokitjen virtuale