Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar –Londer

Mbulimi Diplomatik

  • Afrika Jugut
  • Antigua dhe Barbuda
  • Bahamas
  • Belize
  • Fixhi
  • Gambia
  • Gana
  • Grenada
  • Ishujt Solomon
  • Kenia
  • Irlanda
  • Lesoto
  • Liberia
  • Maldive
  • Mauricius
  • Namibia
  • Papua Guinea Re
  • Ruanda
  • Saint Kitts dhe Nevis
  • Saint Lucia
  • Saint Vincent dhe Grenadines
  • Sierra Leone
  • Trinidad dhe Tobago
  • Uganda
  • Zambia
  • Zimbabve
  • Zvazilend

 

Marrëdhëniet dypalëshe

Marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar datojnë nga janari i vitit 1922. Ndërpriten në vitin 1939 dhe rivendosen pas 51 vjetësh më 29 maj 1991.

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një numër marrëveshjesh dypalëshe:

  1. Marrëveshja e ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, nënshkruar më 22.07.1926;
  2. Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, nënshkruar më 08.05.1992, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit;
  3. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për transportin rrugor ndërkombëtar, nënshkruar më 09.02.1993;
  4. Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, nënshkruar më 22.10.1993, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit;
  5. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi bashkëpunimin në fushat e arsimit, shkencës dhe kulturës, nënshkruar më 30.03.1994, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit;
  6. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, nënshkruar më 30.03.1994, hyrë në fuqi 30.08.1995;
  7. Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për shërbimin ajror, nënshkruar më 30.03.1994, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit;
  8. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në fushën e mbrojtjes së turizmit, nënshkruar më 30.03.1994;
  9. Kontrata e shkëmbimit për pronësinë me Ambasadën Britanike, nënshkruar më 19.05.1997;
  10. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për ripranimin e personave, nënshkruar më 14.10.2003, hyrë në fuqi më 16.08.2005;
  11. Protokolli i zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për ripranimin e personave, nënshkruar më 14.10.2003, hyrë në fuqi më 16.08.2005;
  12. Memorandum i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe në lidhje me bashkëpunimin hartografik, vëzhgimin dhe shkëmbimin e materialeve gjeografike, nënshkruar më 2005;
  13. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë të Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për transferimin e personave të dënuar, nënshkruar më 15.01.2013, hyrë në fuqi më 11.6.2013;
  14. Memorandumi i Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Sekretariatit të Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për shkëmbimin e informacionit për migracionin, nënshkruar më 13.3.2013, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
  15. Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë të Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, nënshkruar më 26.03.2014, hyrë në fuqi më 2014.
  16. Marrëveshje zbatimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Sekretarit të shtetit për mbrojtjen e UTKGBNI referuar “Exercise Albanian Lion and Exercise Dragon Hammer 2014”, nënshkruar më 5.9.2014, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.
  17. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Sekretariatit të Shtetit për Departamentin e Punëve të Brendshme e përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe rritjen e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimin vullnetar të asistuar të viktimave të mundshme të trafikimit të qenieve njerëzore, nënshkruar më 4.12.2014.
  18. Marrëveshje ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë si plotësuese e Konventës Evropiane mbi Ekstradimin 1957, nënshkruar më 5.4.2017.

 

Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës

 Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

 

Go Top