Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kinë – Pekin

Mbulimi Diplomatil

  • Mijanmar, (nd),
  • Bhutan (nd),
  • India(nd),
  • Kamboxhia (nd),
  • Laos (nd),
  • Bangladesh (jr),
  • Kore e Jugut (Nr),
  • Kore e Veriut (jr),
  • Mongolia (jr),
  • Vietnam (jr),
  • Nepal (nd),
  • Sri Lanka (nd),
  • Tailande (nd).

 

Marrëdheniet dypalëshe

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës u vendosën 67 vjet më parë, më 23 nëntor 1949. Dy vendet gëzojnë marrëdhënie miqësore dhe tradicionale midis tyre. Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme dhe respekton integritetin territorial të saj. Miqësia midis Kinës dhe Shqipërisë ka në themele jo vetëm marrëdhëniet diplomatike, apo marrëdhëniet ekonomike e politike, por, edhe vlerat dhe shkëmbimet në fushën e programeve kulturore. Në vitin 1963, Shqipëria, si vend anëtar i OKB-së, propozoi dhe mbështeti në rrugë diplomatike për ripranimin e Kinës në këtë organizatë. Më 25 tetor 1971, në sesionin e 26-të të Asamblesë së Përgjithshme, Republika Popullore e Kinës u pranua me të drejta të plota në OKB.

Miqësia midis dy vendeve tona e pati zanafillën gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Ishte një miqësi e kushtëzuar, e cila fillimisht u bazua në interesa që lidheshin ngushtë me specifikën dhe mentalitetin e asaj kohe. Pavarësisht oshilacioneve, apo miqësisë me pezullim të përkohshëm, dy vendet tona kanë rigjetur gjuhën e përbashkët për të bashkëpunuar më ngushtë dhe në mënyrë më të strukturuar. Aktualisht ekziston një klimë shumë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave në nivele të lartë. Vizitat e niveleve të larta mes Kinës dhe Shqipërisë janë shoqëruan edhe me aktivitete të rëndësishme ekonomike e kulturore, si forume ekonomike, ekspozita etj. Niveli aktual i marrëdhënieve ka krijuar të gjitha premisat për intesifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve reciproke në të gjitha fushat.

Të dy vdendet synojnë forcimin e dialogut ndërshtetëror në të gjitha nivelet: në atë qeveritar, parlamentar, partiak, jo-qeveritar, akademik, kulturor, si dhe në të gjitha fushat me interes reciprok.Shqipëria ka përshëndetur zhvillimin ekonomik të RP të Kinës gjatë dekadave të fundit dhe e vlerëson Kinën si një lidere të fuqishme në ekonominë botërore. Gjithashtu, duke pasur parasysh që RP e Kinës është anëtare e Përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB, politika e jashtme e Kinës është vlerësuar si një faktor i rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin botëror.

Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës

Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

 

Go Top