Ambasada Bari

Ne muajin shtator do organizohet takimi me Komunitetin arberesh ne San Marzano di San Giuseppe me pjesmarrjen edhe te perfaqesuesve te institucioneve lokale italiane.

Gjithashtu ne shtator,me rastin e fillimit te vitit te ri shkollor per femijet shqiptare,Konsullata do organizoje nje tryeze te hapur me perfaqesues te komunitetit shqiptar,te Kishes Katolike dhe perfaqesueses se Bashkise se Barit qe mbulon ceshtjet e integrimit dhe multikulturalizmit.

Ne muajin tetor,do te organizohen takimet me komunitetin arberesh ne Crotone lidhur me projektin e qeverise shqiptare per binjakezimin e komunave arbereshe me bashkite e Shqiperise.

Ne muajin tetor,po punohet per organizimin,ne bashkepunim me Fakultetin e Shkencave Politike te Universitetit te Barit te forumit me teme “l’Italia e i Balcani Occidentali:crescita e integrazione”.

Ne muajin tetor,po punohet per organizimin e nje vizite ne Vlore te nje perfaqesie te grupit SEASTYLE qe merret me prodhimin e jahteve se bashku me Kryetarin e Bashkise se Tarantos,Rinaldo Melucci.

Ne muajin nentor,do organizohet vizita e perfaqesuesve te Dhomave te Tregetise te jugut me Presidentet e e Dhomave te Tregetise te Barit,Brindisit dhe Tarantos si dhe takimet e tyre me grupe biznesesh te Rajonit te Puglia-s.

Ne muajin nentor,do organizohet vizita e perfaqesise se Universitetit te Vlores ne UniSalento per projektet e bashkepunimit (internacionalizmit) mes ketyre dy Universiteteve

Go Top