Ambasada Athinë

Për periudhën shtator – dhjetor 2023 Ambasada ka planifikuar organizimin, realizimin dhe/ose bashkëpunimin në aktivitetet e mëposhtëme:

 

Shtator: 

  1. Takimi vjetor Rajonal i Krerëve të Pushtetit Lokal, me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Greqisë dhe Kosovës;
  2. Aktiviteti për lancimin e krijimit të Dhomës së parë Tregtare Shqipëri-Greqi;
  3. Tryezë e rrumbullakët me anëtarët e biznesit shqiptar në Greqi;
  4. Realizimi i një guide nëpër Shqipëri me synim njohjen dhe promovimin e Shqipërisë turistike të një grupi personalitetesh të shquar greke dhe specialistëve në fushat e mediave, gazetarisë, turizmit, ekonomisë dhe projekteve evropiane;
  5. Festivali i Gastronomisë Shqiptare në bashkëpunim me Qarkun e Atikës dhe Organizatën Jo- Fitimprurëse Shqiptare ”Jeta”;
  6. Konferenca ‘‘Diaspora dhe rëndësia e remitancave sociale në shoqërinë shqiptare’’;
  7. Konferenca ‘‘Brezi i dytë i emigrantëve shqiptarë, identiteti i dyfishtë dhe një urë lidhëse midis dy vendeve dhe popujve’;
  8. Takim me mësuesit e kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi, në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2023-2024;
  9. Zhvillimi i Ekspozitës të artistes Eftihia Gjikopoullou në ambientet e Ambasadës.

 

Tetor:

  1. Forumi Ekonomik Shqipëri-Greqi me pjesëmarrjen e DHTI Tiranë, Athinë si dhe Agjencitë e Investimeve të dy vendeve dhe unionet e eksportuesve;
  2. Forumi i Biznesit Shqipëri-Qipro, në Athinë;
  3. Aktiviteti i rradhës kushtuar grave sipërmarrëse shqiptare në Greqi. Krijimi i strukturës së konsoliduar të përfaqësimit e cila do të hartojë agjendën e aktiviteteve në vijim në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën. 1) Ditët e Shqipërisë: Aktivitete kulturore për diasporën shqiptare në Greqi, si dhe takime me tematika specifike për shoqatat dhe OJQ-të shqiptare në Greqi;
  4. Java e Kinematografisë Shqiptare në bashkëpunim me MEPJ, Ministrinë e Kulturës së RSH-së dhe Bashkinë e Athinës;
  5. Prezantimi i projektit ‘‘Mama Klorin’’ i artistes shqiptare Doreida Xhogu, organizuar nga Ambasada e RSH-së në Athinë në bashkëpunim me përfaqësitë e huaja diplomatike në Greqi;
  6. Takimi me juristët shqiptarë në Greqi. Krijimi i forumit të juristëve shqiptarë në Greqi.

 

Nëntor:

  1. Aktivitete në kuader të Diplomacisë Ekonomike dedikuar Nëntorit shqiptar, të cilat do të përfshijnë anëtarët e komunitetit shqiptar në Greqi nëpërmjet takimeve/forumeve/tryezave të përbashkëta/aktivteteve promovuese të sipërmarrësve/drejtuesve të suksesshëm shqiptarë në Greqi;
  2. World Cities Day – Aktivitet me pjesëmarrje të anëtarëve të diasporës, të cilët do të përfaqësojnë qytete dhe zona të ndryshme të Shqipërisë, në bashkëpunim me Bashkitë Përkatëse Shqiptare, Bashkinë e Athinës dhe me shoqatat shqiptare në Greqi;
  3. Dita Ndërkombëtare e Tolerancës – Aktivitet informues në bashkëpunim me Bashkinë e Athinës, Greek Forum for Migrants, shoqatat dhe OJQ shqiptare  për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve.
  4. World Children Day – Aktivitet i Ambasadës së RSH-së në Athinë në bashkëpunim me Organizatën Jo-Fitimprurëse Greke ‘‘Buzqeshja e Fëmijës’’ (The Smile of the Child);
  5. Dita Ndërkombëtare e Dhunës kundër Gruas – Aktivitet në bashkëpunim me MEPJ së Republikës së Shqipërisë, Ministrinë për Kohezionin Social dhe Familjen, Sekretarinë e Përgjithshme për Politikat e Familjes dhe Barazisë Gjinore së Republikës së Greqisë, drejtuar shoqatave dhe organizatave jo-fitimprurëse shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të grave;
  6. Festivali i Vendeve Ballkanike, në bashkëpunim me përfaqësite e huaja diplomatike të vendeve të Ballkanit, me Qarkun e Atikës dhe Bashkinë e Athinës;
  7. “Nëntori Shqiptar 2023” – Në kuadër të Nëntorit Shqiptar janë planifikuar aktivitete si ‘‘Kulinaria Shqiptare Krenaria jonë’’, Takim me gra në biznes ‘‘Histori Suksesi’’, Ekspozitë me punime artistike, aktivitet kulturor për fëmijë, si dhe aktivitete të ndryshme në bashkëpunim me shoqatat/ojq shqiptare dhe me kurset e mësimit të gjuhës shqipe në Greqi, etj.;
  8. Organizimi i pritjeve për Festat e Nëntorit  për komunitetin shqiptar në Greqi dhe për përfaqësitë e huaja diplomatike.

 

Dhjetor:

  1. Mision biznesi shqiptar në Athinë, me synim hulumtimin e mundësive të zgjerimit të tregut të produkteve shqiptare në Greqi;
  2. Nënshkrimi i MoU në fushën e Sipërmarrjes së Grave Shqipëri-Greqi dhe aktivitet i organizuar në kuadër të kësaj;
  3. Takime me drejtorët dhe punonjësit social të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Greqi dhe shpërndarja e ndihmave sociale në bashkëpunim me organizatat jo-fitimprurëse shqiptare dhe të huaja (tetor – dhjetor 2023);
  4. Prezantimi i një shfaqeje teatrale me regjizor z. Enke Fezollari në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Koridhalo, në Departamentin e Grave. Ky aktivitet do të ketë si qëllim kryesor argëtimin e këtyre grave, dhe përdorimin e kësaj shfaqje si një pikënisje për një bisedë krijuese me gratë në audience për jetën e tyre, të ardhmen dhe potencialin e tyre;
  5. Takim me studentë shqiptarë në Greqi, me qëllim rrjetëzimin e tyre dhe krijimin e një forumi.
Go Top