Regjimi i vizave

Dokumentacion i nevojshëm për marrjen e vizave të huaja

Dokumentacioni që duhet të sigurojë shtetasi shqiptar për tú pajisur me vizë për qëndrim afatgjatë dhe afatshkurtër është i ndryshëm në funksion të legjislacionit të huaj dhe qëllimit të udhëtimit.
Në faqet zyrtare elektronike të ministrive të vendeve të huaja apo vetë ambasadave të tyre ofrohet informacioni i nevojshëm mbi dokumentet që kërkohen. 

 

REGJIMI I VIZAVE 

 

Informacioni në tabelën bashkëlidhur është vetëm orientues, sipas të dhënave më të fundit që disponon MEPJ. Shtetasit para se të udhëtojnë duhet të kontaktojnë me përfaqësinë më të afërt të vendit për t’u informuar për kushtet e hyrjes, qëndrimit apo tranzitimit në këtë vend.  

 

MEPJ nuk është përgjegjëse për ndryshime ose pasaktësi në informacionin e dhënë. 

Për vendet ku shtetasit mbajtës së pasaportave të zakonshme kanë  ose jo nevojë për vizë afatshkurtër (shih në tabelë kolonën “Vizë Afatshkurtër”), informacioni “Përfaqësia ku aplikohet” jepet për rastet nëse ata do të kenë nevojë të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë e ngjashme me atë tipit D).  

 

Bashkëlidhur tabela me vendet: REGJIMI I VIZAVE PËR SHTETASIT SHQIPTARË 

 

ÇFARË DUHET TË KENË PARASYSH SHTETASIT PARA SE TË UDHËTOJNË? 

 

Shtetasit duhet të sigurohen nëse në vendet ku do të shkojnë ka trazira politike, fatkeqësi natyrore, sëmundje dhe epidemi apo është e nevojshme të vaksinohen. Është e rekomandueshme të njihen më parë, aq sa është e nevojshme, për traditat, zakonet, doket e vendeve ku do të shkojnë.
Para udhëtimit shtetasit duhet të kenë me vete adresat e Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë, që mbulojnë vendet ku do të udhëtojnë në të cilat janë të publikuara numrat e emergjencës: 

http://www.punetejashtme.gov.al/al/perfaqesite-diplomatike/perfaqesite-shqiptare-ne-bote 

 

EGJIPTI 

-Për shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të udhëtojnë në Egjipt, lutemi gjeni bashkëlidhur udhëzimin për mbajtjen e ilaçeve për përdorim personal, gjithashtu sasinë e lejuar të medikamenteve, produkteve komzmetike, produkteve veterinare, si dhe tabelën me ilaçet apo produktet e ndaluara. 

“Guidelines for carrying medicines with travelers to Egypt for personal use” 

 

IZRAEL 

Shtetasit e huaj që udhëtojnë në Izrael nëpërmjet Aeroportit Ben Gurio, pajisen me një Vizë Hyrëse/Entry Stamp, në hyrje të aeoroportit, të cilën duhet ta mbajnë gjithmonë me vete gjatë qëndrimit në Izrael deri në largimin nga vendi, pasi shërbn si evidence qëndrimi të ligjshëm dhe mund të kërkohet dhe gjatë kohës që shtetasit vizitojnë Izraelin. Vendimi për të hyrë në shtetin e Izraelit i takon vetëm strukturave të sigurisë dhe migracionit në Aeroportin Ben Gurion.  Nëse nuk jeni lejuar të hyni në Izrael dhe jeni pajisur me urdhër kthimi, duhet të kontaktoni Ambasadën izraelite në Shqipëri, për tu informuar nëse mund të udhëtoni sërish drejt Izraelit. 

KATAR 

-Për shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetin e Katarit, informojmë se mbajtja dhe hyrja me produktet e duhanit si mëposhtë, në këtë shtet do të ketë pasoja ligjore: Chewing tobacco (duhan i përtypshëm), Cigare elektrike, shisha dhe gjenerikën e të gjitha produkteve të duhanit, Chewing tobacco të të gjitha formave ose markave, Pajisje automatike për shitjen e cigareve, Reklamimi, Promovimi ose Sponsorizimi i duhanit ose derivateve të tij 

 

PROVINCA HAJNAN 

-Për shtetasit shqiptarë, që dëshirojnë të udhëtojnë në Provincën e Hajnan në Republikën Popullore të Kinës. Prej dates 1 maj 2018 mund të udhëtojnë pa vizë, për qëndrim afatshkurtër. 

 

REPUBLIKA ISLAMIKE E IRANIT 

Për shtetasit që dëshirojnë të udhëtojnë në Republikën Islamike të Iranit*-Rekomandohet shmangia e udhëtimeve për çdo lloj motivi 

 

TË NDERUAR QYTETARË, duke klikuar mbi secilën nga rubrikat ju do të gjeni një informacion mbi regjimin e vizave për të gjitha shtetet ku ju do të duhet të udhëtoni së bashku më dokumentacionin e nevojshëm dhë udhëzime që duhet t’i keni në vëmendje përpara udhëtimit .

Gjithashtu, në fund të disa prej rubrikave do të vini re një buton “KLIKO KËTU”, i cili ju mundëson aplikimin direkt online ose marrjen e një informacioni më të detajuar për atë rubrikë.

Informacioni që jepet në tabelën bashkëlidhur është vetëm orientues, sipas të dhënave më të fundit që disponon MEPJ. Shtetasit para se të udhëtojnë duhet të kontaktojnë me përfaqësinë më të afërt të vendit të destinuar për t’u informuar për kushtet e hyrjes dhe daljes në këtë vend.

MEPJ nuk është përgjegjëse për ndryshime ose pasaktësi në informacionin e dhënë. Për vendet ku shtetasit nuk kanë nevojë për vizë afatshkurtër (shih në tabelë kolonën “Vizë Afatshkurtër”), informacioni “Përfaqësia ku aplikohet” jepet për rastet nëse ata do të kenë nevojë të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë e ngjashme me atë tipit D). 

Go Top