Në kuadër të Programit Ndërkufitar IPA 2014-2020 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, ju informojmë mbi shpalljen e vakancës :
“Zyrtar i projektit, i specializuar në komunikim dhe informim për Sekretariatin e Përbashkët Teknik (SPT) i programit IPA BNK 2014-2020Shqipëri-Kosovë* , me vendodhje në Prizren, Kosovë
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit në kopje fizike prej 04 Mars 2019 deri me 18 Mars 2019 deri në ora 16:00h në adresat në vijim:
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Ish ndërtesa e Rilindjes, kati i 12-të, Prishtinë, Kosovë
Adresa postare:
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
Adresa e postës elektronike: Hazbije.kelmendi@rks-gov.net
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Shënim:Vetëm aplikacionet e pranuara para përfundimit të afatit të përcaktuar në konkurs do të merren në konsideratë për shqyrtim.
Për më shumë detaje, lutemi të konsultoni Termat e Referencës në linkun mëposhtë :
https://mapl.rks-gov.net/shpallje-konkurse/vende-te-lira-te-punes/
* Ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me UNSCR 1244/1999 dhe Opinionin e ICJ-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.