Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës Strasburg

Momente kyçe të marrëdhënieve të Shqipërisë me KiE

Momente kyçe të marrëdhënieve të Shqipërisë me KiE deri në antarësimin e saj të plotë 13 korrik 1995. I krijuar në 5 maj 1949, Këshilli i Evropës është organizata më e vjeter politike në Evropë, me fokus forcimin e identitetit kulturor evropian, demokracive pluraliste dhe drejtave të njeriut, ngjalli shumë interes për vendet e Evropes Lindore që po dilnin nga orbita sovjetike dhe po rrëzonin rregjimet komuniste në fund të viteve ’80-të. Edhe Shqipërisë i ishin bërë ftesa zyrtare të herë pas hershme për të marrë pjesë në aktivitetet e Këshillit të Evropës, por që ishin refuzuar nga qeveria shqiptare për shkaqe politike e ideologjike të kohes. Rasti i fundit i refuzimit para se qeveria shqiptare të fillonte interesimin konkret për të vendosur marrëdhënie me Këshillin e Evropës ndodhi në mars 1990. Kryetari i Asamblesë Parlamentare të KiE Andres Bjorck i dërgon një letër Presidentit të vendit ku e vë në dijeni se Komisioni i Kulturës dhe Arsimit të kësaj Asambleje organizonte në 9 prill 1990 në Pallatin e Evropes në Strsburg Tryezen e dyte të rrumbullakët mbi kontributin e të rinjve në bashkëpunimin Lindje-Perendim. Pjesëmarrësit do të ishin parlamentarë e përfaqësues të rinisë. Ata shpresonin që të gjitha vendet do të përfaqësoheshin nga një delegacion i cili do të reflektonte tendencat politike të secilit vend. Ishte një rast i mirë për të rinjtë shqiptarë për të kontribuar për një Shqipëri Evropiane. Kjo nuk ndodhi pasi Shqipëria sipas argumentit te përdorur “..nuk kishte lidhje me Këshilin e Evropës” dhe se “..Shqipëria nuk i përkiste as Lindjes e as Perendimit”. Shqiperia nuk u përfaqësua në këtë Tryeze.

Lexo të plotë https://goo.gl/UGYxEH

Njoftime të misionit

 Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

 

Go Top