Mbulimi Diplomatik
- Andorra
- Angola
- Guinea Bisau
- Guinea Ekuatoriale
- Marok
- Mauritania
Perfaqesia ne Madrid ka patur si objektiv te punes se saj intensifikimin e marredhenieve dypaleshe dhe zhvillimin e metejshem te marredhenieve ekonomike midis RSH-se dhe Mbreterise se Spanjes dhe vendeve te tjera qe mbulon, te tilla si Mbreteria e Marokut dhe Andorra. Dialogu politik mes Shqiperise dhe Spanjes shenoi nje moment te rendesishem permes disa vizitave zyrtare dhe nenshkrimit te disa marreveshjeve te ndersjellta.
Bashkepunimi ekonomik dhe tregtar:
Venia e theksit ne diplomacine ekonomike ka shtruar perpara Perfaqesise detyra te reja dhe konkretisht ne keto tre drejtime: rritjen e investimeve direkte spanjolle ne Shqiperi; rritjen e eksporteve shqiptare drejt Spanjes dhe rritjen e numrit te turisteve spanjolle qe vizitojne Shqiperine. Numri i firmave spanjolle qe jane paraqitur prane Perfaqesise ne Madrid, te interesuara per te punuar me Shqiperine dhe per te investuar ne vendin tone, ka qene i konsiderueshem. Kompani te medha te rendesishme si IBERDROLA, REPSOL, ENAGAS, GILMAR, OHL, INECO, INDRA, kane vendosur kontaktet me Perfaqesine dhe kane shprehur interes ne fusha te tilla si: energjitika, shperndarja, furnizimi dhe pastrimi i ujit te pijshem, infrastruktura dhe turizmi.
Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës
Zbulo më shumë për trokitjen virtuale