Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sllovaki

Marrëdheniet dypalëshe

Marrëdhëniet historike reflektojne marrëdhënie të hershme përpjekjesh të përbashkëta në kohëra të shkuara, për liri dhe dinjitet dhe mbrojtjen e vlerave të qytetërimit të sotëm. Marrëdhëniet diplomatike janë vendosur që në vitin 1945, shpejt pas përfundimit të luftës së dytë botërore në kuadër të marrëdhënieve me Çekosllovakisë. Por si me vonë dy shtete të ndara marrëdhëniet u vendosën me Republikën Sllovake vetëm në 4 janar të vitit 1993. Pas periudhës së rënies së perdes së hekurt, marrëdhëniet midis dy vendeve patën një hov të ri në rendin tashmë të ndryshuar politik global, ku të dy vendet shihnin drejt demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik me tregti të hapura dhe të lira, te reflektuar si në planin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh.

Shqipëria dhe Sllovakia kanë ndërtuar tashmë një dialog të mirë e të vazhdueshëm, veçanërisht vitet e fundit përmes shkëmbimit të vizitave të ndërsjellta në nivele të larta e shumë të larta. Vullneti i qeverisë shqiptare është për t `i çuar më tej këto marrëdhënie dhe po bëhen përpjekje që dialogu intensiv politik dhe fryma miqësore të reflektohen e materializohen më mirë në fusha me interes reciprok, si energji, turizëm, infrastrukturë, arsim, bujqësi dhe fushat e artit e kulturës.

Sllovakia ka ofruar një mbështetje të vazhdueshme sa i takon proceseve integruese të Shqipërisë. Në mars 2015, gjatë vizitës së z. Miroslav Lajcak, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit mes dy vendeve për çështjet e integrimit evropian dhe po punohet nga të dy palët për zbatimin e tij. Në të gjitha takimet e niveleve të larta pala shqiptare është siguruar për këtë mbështetje që nuk është vetëm në planin politik. Madje e ka konkretizuar edhe në drejtim të hapave që Shqipëria ka ndërmarrë vitet e fundit dhe në procese tepër të rëndësishme. Republika Sllovake ka dhënë ndihmën e saj edhe për WBF (Fondi i Ballkanit Perëndimor) dhe Sekretariatin e saj të vendosur në Tiranë, duke ndjekur modelin e suksesshëm të Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit Vizita është konsideruar shumë e rëndësishme në kuadër të ri-vendosjes së kornizën ligjore për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ekonomike Më 14 maj 2014 në kuadër të GLOBSEC, Ministri Bushati vizitoi Sllovakinë, ku zhvilloi edhe një takim bilateral me homologun e tij Lajçak. Më 15 maj 2015 Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Lajcak zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me homologun e tij Bushati.

Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës

Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

Go Top