Mbulimi Diplomatik
- Estonia
- Letonia
- Lituania
- Ukraina
Marrëdhëniet dypalëshe
Marrëdhëniet me Poloninë
Viti 1937 konsiderohet si viti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. Qeveria shqiptare i dërgoi qeverisë polake një kërkesë për njohje, menjëherë pas vendimit final të Konferencës së Ambasadorëve në Paris, në nëntor 1921. Në vitin 1928 atasheu ushtarak i ambasadës polake në Beograd, njoftoi përfaqësuesin shqiptar atje, për dëshirën e qeverisë polake, për hapjen e një legate polake në Shqipëri. Në vitin 1937, legata polake në Athinë, njofton palën shqiptare se, Ministri Fuqiplotë i Polonisë në Athinë, do të akreditohej Ministër Fuqiplotë edhe në Tiranë. Shtypi polak i kohës e cilësoi këtë akt si rivendosje të marrëdhënieve midis Polonisë dhe Shqipërisë, pas 500 vjetësh, duke i’u referuar periudhës së fitoreve të Gjergj Kastriotit Skëndërbeut, kohë kur mbreti i Polonisë dhe i Hungarisë, Władysław i tretë, i ishte drejtuar nëpërmjet një letre për t’i kërkuar bashkëpunim.
Marrëdhëniet me Poloninë vlerësohen tradicionalisht si shumë të mira. Një vend dashamirës dhe që ka mbështetur proceset më të rëndësishme në të cilat është angazhuar Shqipëria, pas rënies së murit të Berlinit, anëtarësimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Gjithësesi vlen të theksohet se marrëdhëniet shumë të mira politike dhe fryma miqësore midis dy vendeve, kanë nevojë të transformohen në marrëdhënie intensive në fushat me interes reciprok. Polonia ka ofruar një mbështetje të vazhdueshme sa i takon proceseve integruese të Shqipërisë. Në të gjitha takimet e nivelit të lartë, pala shqiptare është siguruar për këtë mbështetje të Polonisë, që nuk është vetëm në planin politik. Në maj 2014, gjatë vizitës së Ministrit Bushati në Varshavë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis dy vendeve në çështjet e integrimit evropian, dhe menjëherë filloi puna për zbatimin e tij. Gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Jacek Czaputowicz, në Shqipëri, në maj 2018, u lançua edhe konferenca e Tiranës.
Marrëdhëniet me Estoninë
Marrëdhëniet diplomatike me Estoninë janë vendosur më 17 janar të vitit 1992, të cilat vlerësohen si marrëdhënie shumë të mira. Shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë është një element kyç i rivitalizimit të marrëdhënieve dypalëshe.
Mbështetja e Estonisë për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe integrimin evropian është vlerësuar shumë. Njohja e Kosovës, mbështetja dhe qëndrimi konstruktiv i Estonisë ndaj Kosovës gjithashtu vlerësohet shumë.
Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Estoninë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Estonisë në Athinë, Greqi. Konsullata e Nderit e Estonisë në Shqipëri u inaugua zyrtarisht në prill 2010, gjatë vizitës së Kryeministrit Andrus Ansip në Tiranë. Ndërkohë që Konsulli i Nderit, Sotiraq Guga, është emëruar gjatë pranverës së vitit 2009.
Në janar 2018, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë zyrtare në Estoni.
Marrëdhëniet me Letoninë
Marrëdhëniet diplomatike me Letoninë janë vendosur në vitin 1928 dhe u rivendosën në vitin 1992. Marrëdhëniet midis dy vendeve vlerësohen si shumë të mira. Ka vendosmëri për intensifikim të marrëdhënieve si dhe vijimin e shkëmbimit të vizitave, jo vetëm në nivel Ministrash, por edhe në nivel Kryeministri, Kryetar Kuvendi dhe Presidenti.
Mbështetja e Letonisë për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe integrimin evropian është vlerësuar shumë. Njohja e Kosovës, mbështetja dhe qëndrimi konstruktiv i Letonisë ndaj Kosovës gjithashtu vlerësohet shumë. Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Letonisë mbulohen nga Ambasada Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Letonisë në Romë, Itali. Më 4 qershor 2015, u inaugurua në Tiranë, Konsullata e Nderit e Letonisë në Shqipëri dhe Konsull Nderi u emërua Sokol Kraja.
Në shkurt 2018, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë zyrtare në Letoni.
Marrëdhëniet me Lituaninë
Shqipëria e ka njohur Lituaninë de jure më 27 gusht 1991. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë vendosur më 30 prill 1992. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Lituanisë janë shumë të mira. Ka vullnet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Intensifikimi i dialogut politik dypalësh dhe shumëpalësh me Lituaninë mbetet i rëndësishëm.
Mbështetja e Lituanisë për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe integrimit evropian është vlerësuar shumë. Njohja e Kosovës, mbështetja dhe qëndrimi konstruktiv i Lituanisë ndaj Kosovës gjithashtu vlerësohet shumë. Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Lituaninë mbulohen nga Ambasada Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Republikës së Lituanisë në Athinë, Greqi. Konsulli i Nderit i Lituanisë në Shqipëri është Kastriot Haska.
Në janar 2018, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë zyrtare në Lituani.
Marrëdhëniet me Ukrainën
Marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën janë vendosur më 13 janar 1993. Marrëdhëniet politike mes dy vendeve vlerësohen si të mira, me interes të përbashkët për zhvillim të mëtejshëm. Shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë midis dy vendeve është një element kyç. Bashkëpunimi ka patur kryesisht në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Që nga muaji maj 2011, Shqipëria ka vendosur që shtetasit e Ukrainës të hyjnë në vendin tonë pa vizë dhe që nga prilli i vitit 2017 qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Ukrainë pa viza.
Intensifikimi i marrëdhënieve me Ukrainën gjatë katër viteve të fundit, të cilat kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të bashkëpunimit midis dy vendeve, shikohet si positive dhe me optimizëm. Diaspora shqiptare në Ukrainë vlerësohet si një urë lidhëse mes dy vendeve. Vijojnë përpjekjet për të bërë të mundur ndërtimin e një bashkëpunimi konkret me diasporën, për zhvillimin edhe mbrotjen e identitetit kombëtar, traditës shpirtërore dhe materiale të tyre, si dhe gjuhës shqipe.
Mbulimi diplomatik është me ambasadorë jo-rezidentë, përkatësisht marrëdhëniet me Ukrainën mbulohen nga Ambasada Republikës së Shqipërisë në Varshavë, Poloni, ndërsa marrëdhëniet me Shqipërinë mbulohen nga Ambasada e Ukrainës në Athinë, Greqi. Më 16 qershor u zhvillua ceremonia e inagurimit të Konsullatës së Nderit të RSH në Kharkov, Ukrainë dhe u emërua si Konsull Nderi, Dr. Shahin Omarov.
Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës
Zbulo më shumë për trokitjen virtuale