Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi

Marrëveshjeshe, memorandume e protokolle dypalëshe

  1. Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Rendit Publik të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi mbi vendosjen e qarkullimit të përhershëm ndërkombëtar nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit-Bozhaj. Nënshkruar më 24.01.2000.
  2. Protokoll bashkëpunimi ndërmjet MPJ së Republikës së Shqipërisë dhe MPJ të Malit të Zi, nënshkruar në Podgoricë më 25 prill 2000.
  3. Marrëveshja për ekonominë ujore dhe komisionit të përbashkët ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Malit të Zi. 31.10.2001, në fuqi më 13 shkurt 2003.
  4. Marrëveshja ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi, për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të paligjshëm dhe aktiviteteve të tjera kriminale, nënshkruar në Podgoricë, më 31.10.2003.
  5. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH-së dhe Qeverisë së Malit të Zi, mbi transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, nënshkruar në Podgoricë, datë 02.07.2004, hyrë në fuqi më 11.11.2004
  6. Marrëveshja me Malin e Zi, për vendosjen e linjës ndërkombëtare liqenore për udhëtarë Shkodër-Virpazar, nënshkruar në Podgoricë, datë 02.07.2004, ratifikuar me 25.11.2004, hyrë në fuqi më 26.01.2005.
  7. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi për shfrytëzimin e LTL 400 KV, nënshkruar në Podgoricë, më 2.07.2004.
  8. Memorandum ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Malit të Zi në fushën e mbikëqyrjes bankare, 2005.
  9. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Malit të Zi për bashkëpunim të ndërsjellë në çështjet doganore, nënshkruar në Tiranë, 23.12.2005, miratuar në parim me VKM nr.103, datë 18.02.2005.
  10. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, për transportin hekurudhor ndërmjet dy vendeve, nënshkruar ë 16 maj 2006
  11. Deklaratë e përbashkët për projektin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi , u nënshkrua më datë 25 shtator 2006 në Zagreb.
  12. Memorandum Mirëkuptimi mbi bashkëpunimin ndërmjet zyrës së Prokurorit Shtetëror Suprem të Malit të Zi dhe zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë. Hyrë në fuqi më 30 mars 2005.
  13. Marrëveshje bashkëpunimi në çështjet doganore me Malin e Zi , hyrë ne fuqi 1 dhjetor 2007.
  14. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi, nënshkruar më 23 dhjetor 2005.
  15. Protokoll mbi Statusin e Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar shqiptaro-malazez për trajtimin e ujërave kufitare, nënshkruar në Podgoricë më 31.10.2005.
  16. Protokoll bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore, nënshkruar më 10.11.2004.
  17. Memorandum mirëkuptimi për zhvillimin ndërkufitar të Liqenit të Shkodrës, nënshkruar nga Ministrat përkatës të Transporteve , 26 maj 2006.
  18. Deklaratë e përbashkët për Ditën e Liqenit të Shkodrës, nënshkruar nga dy ministrat e Mjedisit, më 18 qershor 2006.
  19. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës kufitare Muriqan Sukobinë, hyrë në fuqi 02.04.2007.
  20. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrive të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Malit te Zi, nënshkruar më 3.7.2007.
  21. “Tirana Declaration” dokument i firmosur në datën 16.10.2007 mbi koordinimin e sigurimeve sociale në Evropën Juglindore
  22. “Montenegro Conclusions” dokument i firmosur gjatë forumeve të konferencës së Tretë Ministrore mbi Punësimin dhe Politikat Sociale në Evropën Juglindore, nënshkuar në Budva në 26 tetor 2007.
  23. Protokoll bashëpunimi ndërmjet MPJ së Republikës së Shqipërisë dhe MPJ të Malit të Zi, nënshkruar në Tiranë më 22 nëntor 2007 (shfuqizuar protokolli i nënshkruar në Podgoricë).
  24. Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi mbi bashkëpunimin shkencor dhe teknologjik”, nënshkruar më datë 16.12.2008.
  25. “Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi mbi bashkëpunimin policor ndërkufitar”, nënshkruar më 1 shkurt 2008.
  26. “Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme dhe Administratës Publike të Malit të Zi mbi patrullimin e përbashkët përgjatë kufirit shtetëror midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi”, nënshkruar më 22 shkurt 2008.
  27. “Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme dhe Administratës Publike të Malit të Zi mbi organizimin dhe zhvillimin e takimeve ndërmjet drejtuesve të policive kufitare të Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal”, nënshkruar më 22 shkurt 2008.
  28. Protokoll ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit te Zi për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Muriqan/Sukobin, nënshkruar më datë 18 qershor 2009.
  29. Marrëveshje mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi në fushën e kulturës, nënshkruar më 10.11.09.
  30. Marrëveshje për lëvizjen me karta identiteti – 14 dhjetor 2011.
  31. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi në fushën e Arsimit – 12 mars 2013

 

 Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës

 Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

 

Go Top