Marrëdheniet dypalëshe
Brazili dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet diplomatike më 4 prill 1961 dhe shpejt nënshkruan një Marrëveshje Tregtare dhe Pagesash. Në vitin 1985, qeveria braziliane dha agrementin për ambasadorin e parë jorezident të Shqipërisë në Brazil, me qendër në Buenos Aires. Po atë vit, ambasadori brazilian në Romë u akreditua dhe në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, në Pekin në kuadrin e ceremonisë së hapjes të Lojërave Olimpike, ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u takua me ish Presidentin e Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva. Një vit më vonë, Shqipëria dhe Brazili hapën përfaqësitë e tyre diplomatike në Brazilia dhe Tiranë, me objektivin për të forcuar lidhjet e miqësisë mes dy vendeve, për të nxitur eksportet dhe investimet reciprokem, për përhapjen e kulturës braziliane e për të rritur shkëmbimet artistike e kulturore. Pas viteve 90-të, me ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri, kontaktet u shtuan në të gjitha nivelet dhe në fushat me interes të ndërjelltë.
Shqipëria dhe Brazili gëzojnë marrëdhënie shumë të mira. Qytetarët e të dy vendeve mundtë vizitojnë Shqipërinë dhe Brazilin, pa pasur nevojë për vizë. Duke filluar nga vitet 2000, janë zhvilluar vizita dhe takime të nivelit të lartë dhe janë në proces një sërë marrëveshjesh të rëndësishme, që përfshijnë dialogun politik e bashkëpunimin ekonomik.
Brazili është partneri i parë tregtar ndër vendet e Amerikës Latine, me 98% të totalit të eksporteve shqiptare drejt këtyre vendeve dhe më shumë se 65% të importeve. Tregtia dypalëshe ka ardhur në rritje të vazhdueshme, gjithësesi duke mbetur në nivele modeste. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, importet nga Brazili kanë rregjistruar një rritje prej 22,5% dhe eksportet shqiptare një rritje prej më shumë se 142% (e dominuar nga zëri i tekstileve dhe lëkurës). Produktet me origjinë shtazore dhe mishin dominojnë importet nga Brazili. Të dyja vendet janë të interesuara për nxitjen e bashkëpunimit në tregti, bujqësi, turizëm, energji, etj., dhe janë në proces një numër iniciativash, që synojnë plotësimin e kuadrit ligjor e institucional dhe vendosjen e kontakteve të drejtpërdrejta në nivele të ndryshme dhe ndërmjet aktorëve të përfshirë
Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës
Zbulo më shumë për trokitjen virtuale