Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave Ndërkombëtare Vjenë

Anëtarësimi i Shqipërisë në OSBE

Antarësimi i Shqipërisë me të drejta të plota në KSBE ( OSBE që nga v.1995) 19 qershor 1991. Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE) që u mbajt në Helsinki në korrik 1975 ishte një ngjarje që identifikoi jo vetëm qëndrime të përbashkëta, por edhe një vullnet të Komunitetit Ekonomik Evropian për të luajtur një rol të rëndësishëm si faktor ndërkombëtar, për të bashkëpunuar në shuarjen e konflikteve, të vatrave të krizës, për ruajtjen e paqes e të sigurisë. Akti Final i Helsinkit u adoptua me 1 gusht 1975 nga 34 shtete të Evropës, me përjashtim të Shqipërise, si dhe nga SHBA dhe Kanadaja.

Pas rrëzimit të komunizmit në vendet e Evropës Lindore e Qendrore, lindi nevoja e integrimit të tyre në botën demokratike, duheshin ndihmuar për të  ngritur institucionet e mirëfillta, pluralizmin politik, zhvillimin e ekonomisë së tregut, ndërtimin e shoqërive të bazuara në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Tek këto reforma të modelit demokratik perendimor këto vende shihnin shpëtimin dhe të ardhmen e tyre. Në 19-21 nëntor të vitit 1990, kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të KSBE u mblodhën në Paris dhe miratuan një dokument  prej 19 faqesh të titulluar “Karta për një Evropë të re”. Ajo ishte një tërësi parimesh se mbi çfarë bazash duheshin ndërtuar këtej e tutje marrëdhëniet mes vendeve evropiane, çfarë vlerash duheshin ruajtur në këtë periudhë tranzicioni nga komunizmi në demokraci, dhe çfarë fenomenesh negative duheshin luftuar bashkërisht. Karta institucionalizoi KSBE duke ngritur struktura të reja të saj dhe duke institucionalizuar takimet e eksperteve të larte (2 herë në vit), të ministrave të jashtëm (1 herë në vit) dhe kryetarëve të shteteve apo qeverive.

Lexo të plotë: https://goo.gl/wzjjxH

Njoftime të misionit

 Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

 

 

Go Top