🔴 Bullgaria ka vendosur ndalimin e hyrjes në territorin e saj të shtetasve të vendeve të treta, (ku përfshihet edhe Shqipëria) në pikat kufitare ajrore, tokësore, detare dhe hekurudhore duke filluar nga data 20 mars deri më 17 prill.
🔴 Ky ndalim është i vlefshëm edhe për qytetarët e vendeve të BE-së dhe të zonës Shengen si: Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe, Irlanda e Veriut, Gjermania, Holdanda dhe Zvicra me përjashtim të shtetasve bullgarë, familjarëve të tyre dhe qytetarëve me leje qëndrimi në Bullgari.
Qytetarët dhe familjarët e tyre nga vendet e BE-së dhe zonës Shengen do të lejohen të kalojnë tranzit në Bullgari për në vendet e origjinës/qëndrimit.
🔴 Ky ndalim nuk do të prekë qytetarët e vendeve të BE-së dhe zonës Shengen dhe familjarët e tyre, që kanë leje qëndrimi në Bullgari.
🔴 Këto masa kufizuese nuk do t’i shtrijnë efektet te:
– ekspertët mjekësorë, kërkuesit shëndetësor dhe ekspertët e kujdesit për moshën e vjetër;
-stafin e transportit duke përfshirë ata të transportit të ngarkesave, të transportit ajror dhe çdo staf tjetër transporti i nevojshëm;
-diplomatët, punonjësit e organizatave ndërkombëtare, efektivët ushtarakë dhe punonjësit humanitar, që kryejnë detyrën;
-qytetarët, që udhëtojnë për qëllime humanitare, qytetarët e vendeve të treta me leje qëndrimi afatgjatë në vendet e BE-së dhe që lëvizin tranzit në territorin bullgar për t’u kthyer në vendin e tyre të qëndrimit.
🔴 drejtuesit e kamionëve, që pavarësisht arsyes së ndodhjes së tyre në Bullgari vendosin të largohen, gjatë kohës sëqëndrimit do të vendosen në karantinë, ndërkohë për drejtuesit që nuk vendosin të largohen do të merren masa.
🔴 Kufiri bullgaro-turk është pezulluar duke qenë se Turqia pranon vetëm shtetasit turq dhe kamionët në pikat kufitare të Kapiten Andreevo dhe Lesovo;
🔴 Kreu i Qendrës së Krizës, Ventsislav Mutafchiyski ka nënvizuar se bazuar në sugjerimin e Insitutit Robert Koch, institut i shëndetit publik nëGjermani ka kërkuar ndalimin e përdorimit të ajrit tëkondicionuar dhe përdorimin e ajrimit natyral;