‼️ Bullgaria

Në vijim të masave për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19, Bullgaria ka vendosur zbatimin e masave të mëposhtme nga data 21 mars, ora 00:00:

kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare nga data 20 mars në mesnatë dhe udhëtimeve ndërqytetase.

Qytetarët do të lejohen të lëvizin vetëm për arsye të rëndësishme, nëse lëvizin për arsye pune duhet të tregojnë një vërtetim pagese vjetore dhe nëse lëvizin për arsye mjekësore dhe do të kthehen në banesën e tyre duhet të tregojnë një mjet identifikimi dhe adresën e banesës.

Ministria e Brendshme këshillon nxjerrjen e dokumenteve të mësipërme sa më parë të jetë e mundur. ndalimin e shëtitjeve në parqe, kopshte, terrene sportive, hapësira publike dhe private.

Qytetarët mund të shëtisin në parqe me kafshët e tyre shtëpiake, por nuk duhet të qëndrojnë në grupe.

qytetarëve poshtë moshës 60 vjeҫ u ndalohet të shkojnë në supermarkete dhe farmaci gjatë periudhës kohore 8:30-10:30.

Qyetarët mbi 60 vjeç mund të shkojnë në supermarkete dhe dyqane vetëm gjatë periudhës kohore 8:30-10-30.

Këto masa do të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Në rastet e nevojës për asistencë nga qytetarët shqiptarë, lutemi të kontaktoni në numrin e emergjencës së Përfaqësisë +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail embassy.sofia@mfa.gov.al.

Go Top