Rifillimi gradual të gjithë linjave të transportit ndërkombëtar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton mbi rifillimin gradual të të gjithë linjave të transportit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe transportin detar të pasagjerëve.

Duke marrë në konsideratë kërkesat e operatorëve të licensuar në transportin detar të pasagjerëve dhe deklaratën e Komisionit Evropian të datës 11 qershor 2020, për heqjen e kufizimeve të udhëtimit  duke filluar nga 1 Korrik 2020, duke nisur nga sot, datë 22 Qershor 2020, do të lejohen te gjitha linjat e transportit ndërkombëtar të pasagjerëve.

Procesi ka në fokus garantimin e sigurisë së shëndetit të pasagjerëve, duke përmbushur në mënyrë rigoroze të gjitha protokollet e sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në udhëzimet e organizmave ndërkombëtarë.

Go Top