Dokumentacioni
Duhet të shikoni me kujdes afatin e ndalimit të përcaktuar në letrën e dorëzuar tek ju nga autoritetet e shtetit dëbues.
Kujdes! Heqja e dëbimit (espulsit) nuk bëhet automatikisht pas përfundimit të afatit të përcaktuar në të. Për heqjen e tij, duhet t’i drejtoheni autoriteteve të shtetit që ka lëshuar urdhër dëbimin (espulsin) nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike të këtij shteti në Tiranë.
Ju mund të udhëtoni me fëmijën tuaj vetëm nëse është i pajisur me pasaportë. Që në momentin e regjistrimit të fëmijës në gjendjen civile keni të drejtë të kërkoni pajisjen e tij me pasaportë.
Veprimet konsullore në ambasada dhe konsullata tashmë bëhen nëpërmjet Platformës së Shërbimeve Konsullore Online (SHKO-së). Përjashtohen nga ky rregull vetëm aplikimet për dokumentet biometrike, dokument udhëtimi, hartimi dhe nënshkrimi i një prokure të posaçme dhe përgatitja e dosjes me dokumente të shtetësisë dhe ata veprime për të cilët, aktet normative në fuqi kërkojnë paraqitjen fizike të vetë personit, por edhe në këto raste qytetari duhet të aplikoj nëpërmjet platformës SHKO, ku më pas i vendoset data e takimit nga konsujt dhe paraqiet në konsullatë për të vijuar procedurat e aplikimit.
Legalizimi i dokumenteve në MEPJ kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar.
Leje drejtimi

Lindje, martesa, ndarje nga jeta
Duhen plotësuar disa kritere specifike që lidhen me lejen e qëndrimit apo me ligjin e shtetit në të cilin jetoni. Për më tepër klikoni ëebsite-in e ambasadës apo konsullatës shqiptare në vendin ku jetoni, gjithashtu ndiqni rrugën e aplikimit online nëpërmjet portalit SHKO ne linkun http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online/aplikim-per-regjistrim-martese1486828823
Kontaktoni direkt apo nëpërmjet agjencisë funerale ambasadën apo konsullatën shqiptare, e cila do t’ju udhëzojë për dokumentet që nevojiten për t’u pajisur me lejen e transportit të trupit.
Për të lidhur një martesë jashtë Republikës së Shqipërisë duhen ndjekur procedurat sa vijon:
- Certifikate lindje (me emrin e nënës dhe babait) të legalizuar të partnerit/ partneres së huaj;
- Vërtetim që partneri/ partnerja nuk ka pengesë ligjore për të lidhur martesë (ky dokument duhet të jetë i legalizuar);
- Vërtetim të shtetësisë dhe rezidencës në vendin ku do bëhet celebrimi (të jetë i legalizuar);
- Fotokopje e pasaportës të partnerit/ partneres.
Këto dokumente nevojiten për shpalljen e martesës në Shqipëri dhe pas 11 ditësh pajiseni me këto dy dokumente:
- Certifikatë lindje;
- Certifikatë për lidhje martese.
Pasi këto dy dokumente legalizohen në Prefekturën e qytetit ku jeni të regjistruar, i dërgohen me postë MEPJ-së shqiptare për legalizim dhe me pas i dërgon në shtetin përkatës për të bërë të mundur vazhdimin e procedurave për martesën jashtë Republikës së Shqipërisë.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Akti i lindjes së fëmijës lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose i pajisur me Vulë Apostille.
- Aprovimin me deklaratë noteriale të prindit me shtetësi të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri.
- Dokumente identifikimi, pasaportë të vlefshme ose letërnjoftim të prindërve.
Pasaporta, Viza, ID
Menjëherë pas kthimit në Shqipëri duhet ta deklaroni të humbur kartën e vjetër dhe të aplikoni për kartë identiteti të re, gjithashtu ne rast se ju ndodheni ne Greqi, Itali, Bruksel, Angli ju mund të aplikoni edhe nëpërmjet përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore nëpërmjet portalit SHKO (Shërbime Konsullore Online)
Duhet t’i drejtoheni stacionit të Policisë më të afërt për të kryer procedurat e denoncimit për humbjen e Pasaportës. Kontaktoni me përfaqësinë shqiptare në shtetin ku ndodheni për t’u pajisur me leje kalimi, në rast se dëshironi të ktheheni në Shqipëri. Nëse në shtetin ku ju ka humbur pasaporta nuk ka përfaqësi, kontaktoni me përfaqësinë më të afërt shqiptare që mbulon atë shtet. Në rast se ju ndodheni ne Greqi, Itali, Bruksel, Angli ju mund të aplikoni edhe nëpërmjet përfaqësive tona diplomatike dhe konsullore nëpërmjet portalit SHKO (Shërbime Konsullore Online)
Nëse përfaqësia diplomatike e RSh-së në shtetin ku jetoni kryen aplikime për pasaporta, atëherë ju mund të aplikoni aty për t’u pajisur me pasaportë të re. Gjithashtu, ju mund të vini në Shqipëri për të aplikuar për pasaportë të re. Në këtë rast për të udhëtuar në Shqipëri, duhet të pajiseni me Leje kalimi nga përfaqësia diplomatike shqiptare.
Lutemi, drejtohuni pranë autoriteteve kompetente në vendin ku ndodheni, për të marrë udhëzime mbi procedurat përkatëse.
Qytetarët shqiptarë të pajisur me pasaportë biometrike kanë të drejtë të qarkullojnë pa vizë në zonën Shengen, për çdo arsye (përjashtohen rastet për punë, studime, kura mjekësore dhe bashkime familjare). Lejohet qëndrimi deri në 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore, me shumë hyrje-dalje. (90 ditëshi llogaritet duke mbledhur të gjitha ditët e pranisë në territorin Shengen, ku mund të udhëtohet pa vizë, duke përfshirë ditën e hyrjes dhe daljes. Për shtetet e tjera lutemi referojuni faqes së MEPJ: http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbime-konsullore/regjimi-i-vizave-per-shtetasit-shqiptare
Ju mund të udhëtoni me njërën nga pasaportat. Zgjedhja është e juaja.
Shtetasve shqiptarë që kanë mbushur moshën 16 vjeç dhe kanë të drejtën e pajisjes me kartë identiteti, për t’u pajisur me pasaportë biometrike për jashtë shtetit u nevojiten këto dokumente:
- Kartë identiteti ose pasaportë e modelit të vjetër;
- Certifikatë lindjeje ose certifikatë familjare;
- Në mungesë të dokumenteve më lart, çdo dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës;
- Kuponi për pasaportën ose miratimi për kryerjen e pagesës në llogarinë e përfaqësisë.
Hapat e procedurës:
- Paraqitja personale dhe verifikimi i identitetit;
- Konfirmimi i të dhënave në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile;
- Marrja e fotos dixhitale;
- Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve;
- Depozitimi i nënshkrimit elektronik.
Shënime:
Vlefshmëria e pasaportave është 10 vjet. Tërheqja e pasaportës bëhet nga vetë personi ose një përfaqësues i caktuar me prokurë.
Shtetasit shqiptarë, për t’u pajisur me pasaportë biometrike për jashtë shtetit për fëmijët nën 16 vjeç, duhet të paraqesin këto dokumente:
- Certifikatë familjare;
- Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi i lëshuar nga vendi pritës;
- Kuponi për pasaportën ose miratimi për kryerjen e pagesës në llogarinë e përfaqësisë.
Hapat e procedurës:
- Paraqitja personale dhe verifikimi i identitetit (shtetasi nën 16 vjeç shoqërohet të paktën nga njëri prind ose nga kujdestari ligjor, ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme);
- Konfirmimi i të dhënave në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile;
- Marrja e fotos dixhitale;
- Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve;
- Depozitimi i nënshkrimit elektronik (nënshkruan prindi kur fëmija nuk mund të shkruajë).
Shënime:
Vlefshmëria e pasaportave për fëmijët nën moshën 16 vjeç është 5 vjet. Tërheqja e pasaportës bëhet nga prindi ose kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme.
Pika kufitare
Po, ju mund të udhëtoni me kartë identiteti në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë, Serbi.
Pyetje të tjera
Për autoritetet vendase lutemi gjeni numrat e emergjencës në skedat e secilit shtet në këtë aplikacion. Në këtë aplikacion si dhe në website-in e MEPJ-së www.punetejashtme.gov.al do të gjeni kontaktet e përfaqësive shqiptare në botë. Mund të kontaktoni me e-mail ose në numrat e telefonit nëpërmjet aplikacionit.
Lutemi referojuni rubrikës Shënime të veçanta në këtë aplikacion, në skedën e çdo shteti
Gjobën e marrë nga një autoritet jashtë vendit duhet ta trajtoni sipas ligjeve në fuqi në atë vend.
Raste të humbjes së kontakteve
Kur shtetasit shqiptarë humbin kontaktet jashtë vendit, të afërmit e tyre i drejtohen MEPJ, Drejtorisë Konsullore ose Përfaqësive diplomatike dhe Konsullore të RSH-së. Rezultati i përpjekjeve që do të bëhen për rivendosjen e kontakteve mbetet në varësi të informacionit që do të ofrojnë të afërmit. Të afërmit duhet të kenë parasysh se strukturat e Shërbimit Konsullor nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në privatësinë e shtetasve, nuk kanë të drejtë të kërkojnë pa dëshirën e këtyre shtetasve, lidhjen me të afërmit e tyre.
Dokumentacioni i nevojshëm :
- Kërkesë nga të afërmit për gjetjen e shtetasit dhe vendosjen e kontakteve.
- Të dhëna të plota, të disponueshme, për vendndodhjen e shtetasit të humbur.
- Dokument identifikimi për të afërmin që ka drejtuar kërkesën, nëse gjykohet e nevojshme.
Udhëtimi
Rekomandohet që pasaporta të mbahet me vete gjatë gjithë kohës
Veprime financiare
Të gjitha pagesat për veprimet konsullore kryhen vetëm nëpërmjet sistemit bankar.
Ju mund t’i referoheni skedës së shtetit në këtë aplikacion për të marrë informacion mbi valutën zyrtare vendase dhe konvertimin përkatës në Euro.
Informacion i përgjithshëm mbi rubrikën “Pyet”
Kjo rubrikë synon t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve shqiptarë me kategorinë e pyetjeve të trajtuara. Në rast se ju nuk gjeni përgjigje për pyetjen tuaj në këto kategori, lutemi, plotësoni rubrikën “Pyetja ime” dhe do të merrni përgjigje menjëherë nga stafi ynë.
Shkruani pyetjen tuaj..