Njoftim për rregullat e hyrjes në territorin Rumun:

Në zbatim të kushteve të Marrëveshjes së Liberalizimit të vizave me BE-në, për të hyrë në territorin e Rumanisë, qytetarët shqiptarë përveç pasaportës biometrike duhet të kenë me vete dokumentat në vijim: një ftesë nga një qytetar rumun apo një i huaj me leje qëndrimi të rregullt në Rumani, ose prenotimin e hotelit për kohën e qëndrimit; sigurimin shëndetësor ndërkombëtar; para të mfjaftueshme për kohën e qëndrimit (50 Euro dita por jo më pak se 500 euro) ose vërtetim bankar në rastet e përdorimit të kartave bankare; si dhe biletën e kthimit në rastin e mbërritjes në rrugë ajrore. Gjithashtu, duke filluar nga data 1 gusht 2018, Rumania ka filluar zbatimin rigoroz të Sistemit Informatik Kombëtar të Alarmeve (SINS), e cila është faza paraprirëse e implementimit të Sistemit Informatik Schengen, për këtë arsye, qytetarët që kanë ndalesë në zonën Schengen nuk lejohen të hyjnë në territorin e Rumanisë.

Go Top