Njoftim mbi rregullat e reja të Covid 19 për hyrjen në Bullgari.

 

Informojmë të gjithë qytetarët shqiptarë se autoritetet bullgare kanë vendosur ndalimin  e përkohshëm të hyrjes në Bullgari për periudhën 29 janar – 30 prill 2021 të të gjithë shtetasve, pavarësisht nga shtetësia e tyre në të gjitha pikat e kalimit kufitar të transportit tokësor, ajror, detar dhe hekurudhor. Hyrja në Bullgari e qytetarëve do të jetë e mundur me paraqitjen e përgjigjes negative të testit PCR të 72 orëve të fundit. Qytetarët bullgarë, familjarët e tyre dhe ata, që kanë lejeqëndrimi bullgare mund të hyjnë edhe pa përgjigjen negative të testit PCR, por do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 10 ditore.

Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Bullgari duke paraqitur përgjigjen negative të një testi PCR të kryer 72 orët e fundit.

Qytetarët shqiptarë të pajisur me lejeqëndrimi bullgare mund të hyjnë në Bullgari edhe pa përgjigjen negative të testit PCR, por do t’i nënshtrohen karantinës së detyrueshme 10 ditore.

Mund të hyjnë në territorin e Bullgarisë duke paraqitur përgjigjen negative të testit PCR:

  1. shtetasit bullgarë, shtetasit e shteteve të BE-së, Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut, vendeve të zonës Shengen duke përfshirë Republikën e San Marinos, Principatën e Andorrës, Principatën e Monakos dhe shtetin e Vatikanit, anëtarët e familjeve të tyre, ku përfshihen edhe personat, që janë në një bashkëjetesë reale si dhe qytetarët e Australisë, Kanadasë, Gjeorgjisë, Japonisë, Zelandës së Re, Republikës së Ruandës, Republikës së Koresë, Mbretërisë së Tajlandës, Republikës së Tunizisë, Republika së Uruguait, Emirateve të Bashkuara Arabe, Ukrainës, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë, Republikës së Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Republikës së Moldavisë, Izraelit, Kuvajtit, Republikës së Bjellorusisë dhe Republikës së Turqisë; personat me lejeqëndrimi të përhershëm ose afatgjatë në territorin e Bullgarisë dhe anëtarët e familjes; personat e pajisur me vizë “D” si dhe personat me lejeqëndrimi të një vendi anëtar të BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Irlandës së Veriut ose një vendi të zonës Shengen duke përfshirë Republikën e San Marinos, Principatën e Andorrës, Principatën e Monakos dhe shtetin e Vatikanit dhe anëtarët e familjes së tyre;
  2. profesionistët dhe studiuesit mjekësorë si dhe punonjësit socialë, kur qëllimi i udhëtimit lidhet me përmbushjen e detyrës;
  3. punonjësit e përfshirë në transportin e produkteve dhe pajisjeve mjekësore, pajisjeve personale mbrojtëse duke përfshirë edhe instalimin dhe mirëmbajtjen e pajisjve;
  4. personeli i transportit i angazhuar në sektorin e transportit, transportit ndërkombëtar të udhëtarëve, ekuipazhi i avionëve të transportit të mallrave, ngarkesave dhe pasagjerëve si dhe ekuipazhi i anijeve dhe personat e angazhuar me mirëmbajtjen e anijeve;
  5. zyrtarët e huaj (Krerët e shteteve, Ministrat, anëtarët e Qeverive etj.), anëtarët e delegacioneve të tyre, diplomatët, personeli tekniko-administrativ, personeli ushtarak, oficerët e sigurisë dhe rendit publik, punonjësit humanitar në kryerjen e detyrave të tyre si dhe familjarët e zyrtarëve të mësipërm;
  6. personat, që udhëtojnë për qëllime humanitare në përputhje me nenin 1, pika 16 e ligjit “Për të huajt” në Bullgari;
  7. përfaqësuesit tregtar dhe investitorët ekonomikë si dhe personat, që lidhen drejtpërdrejtë me ndërtimin, mirëmbajtjen, operimin dhe sigurimin e sigurisë së infrastrukturës strategjike të Bullgarisë, zbatimin e projekteve të çertifikuara sipas Aktit të Nxitjes së Investimeve, analizave nga projektet e investitorëve të mundshëm dhe aktiviteteve të tjera të rëndësishme për ekonominë e vendit, vërtetuar nga një letër e Ministrisë së Ekonomisë ose një tjetër Ministrie përgjegjëse për veprimtarinë përkatëse si dhe personat e përfshirë në ndërtimin e anijeve dhe riparimin e tyre si dhe anëtarët e familjeve të tyre. Letra e Ministrisë përkatës u paraqitet autoriteteve të kontrollit kufitar;
  8. punëtorët sezonalë të bujqësisë dhe turizmit;
  9. punonjësit e pikave kufitare;
  10. personat, që udhëtojnë për pjesëmarrje në provime, kur nuk ofrohet mundësia e provimit në distancë ose elektronikisht;
  11. organizatorët dhe pjesëmarrësit në garat ndërkombëtare sportive për kohën e zhvillimit të aktivitetit, atletë nga jashtë, që vijnë për testim, për pjesëmarrje në trajnime stërvitore, familjarët e sportistëve dhe trajnerëve të huaj, mbajtësit e vizës “D”. Këta subjekte duhet të kenë një letër nga Ministria e Rinisë dhe Sporteve, ku përcaktohen emrat e personave dhe adresa e vendqëndrimit në Bullgari. Letra u dorëzohet autoriteteve të kontrolli kufitar;
  12. personat, që janë në procedurë për marrjen e dekretit të shtetësisë bullgare, kur janë të pajisur me letrën e Ministrisë së Drejtësisë;
  13. organizatorët dhe pjesëmarrësit e aktivitetve kulturore për kohën e zhvillimit të aktivitetit, të pajisur me një letër nga Ministria e Kulturës, ku përcaktohen emri i personave dhe adresa e vendqëndrimit në Bullgari. Letra u dorëzohet autoriteteve të kontrollit kufitar.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                     Subjektet e mësipërme mund të kalojnë edhe tranzit në territorin e Bullgarisë. Tranziti lejohet vetëm në rastet kur garantohet largimi i menjëhershëm nga territori i Bullgarisë.

Nuk i nënshtrohen detyrimit të paraqitjes së përgjigjes negative të testit PCR vetëm subjektet e mëposhtëm:

  1. drejtuesit e autobusëve dhe kamionëve;
  2. ekuipazhet e avionëve dhe anijeve;
  3. punonjësit e kufirit;
  4. qytetarët, që kalojnë tranzit në territorin bullgar.
Go Top