Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë dhe që zbatojnë rregullat e hapësirës Shengen janë:
Austria, Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Islanda, Italia, Letonia, Lichtenshtejn, Lituania, Luksemburg, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Qipro, Republika Çeke, Rumania, San Marino, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra.
AFATET DHE MOTIVET E QËNDRIMIT PA VIZË
Shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë në vendet si më sipër, për 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore. Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon në momentin e hyrjes së parë. Nga data e hyrjes së parë llogaritet 6-mujori përgjatë stë cilit, shtetasit nuk mund të kalojnë afatqëndrimin prej 90 ditësh. Për hyrje-dalje të shkurtra, afati i qëndrimit është shuma e ditëve për secilin udhëtim.
Nëse përgjatë një 6-mujori shtetasit nuk qëndrojnë 90 ditë të plota, ditët e mbetura nuk kalojnë, si shtesë e afatqëndrimit të lejuar në 6-mujorin pasardhës.
Mosrespektimi i afatqëndrimit 90 ditor për 6 muaj përbën shkelje të legjislacionit të vendeve të Schengen-it. Shtetasit që thyejnë këtë afat penalizohen me gjoba ose me ndalim të hyrjes në të gjithë hapësirën Schengen.
Për përllogaritjen e kohës së qëndrimit në vendet e zonës Shengen, klikoni në linkun: https://ec.europa.eu/assets/home/visa-calculator/calculator.htm
MOTIVET E QËNDRIMIT
Motivi i vetëm i qëndrimit pa vizë në hapësirën e vendeve të Schengen-it është qëndrimi afatshkurtër për qëllime turizmi, kontakte pune, biznesi, aktivitete kulturore dhe vizita familjare. Shtetasit nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë qëndrimin pa vizë për qëllime punësimi, trajtime shëndetësore ose shkollim.
Për të qëndruar tpërej afatit 90 ditor për 6 muaj, shtetasit janë të detyruar të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë të tipit D). Pajisja me vizë D garanton marrjen e lejes së qëndrimit, për qëndrim afatgjatë.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Kërkesë parësore është paraqitja e pasaportës së vlefshme biometrike. Në përputhje me motivin e udhëtimit shtetasi është i detyruar të justifikojë me dokumente mbështetëse, nëse kërkohen, motivin e udhëtimit dhe aftësinë e tij për të përballuar financiarisht udhëtimin. Autoritetet kufitare të huaja, kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e shtetasit, i cili nuk është në gjendje të justifikojë motivin e udhëtimit.
Hyrja në hapësirën Shengen u refuzohet personave, të cilët më parë janë dënuar nga njëri prej vendeve të zones Schengen, për mosrespektim të legjislacionit të qëndrimit.
Për një informacion më të detajuar lidhur me afatet e qëndrimit në zonën shengen, mund të klikoni në linkun si vijon: https://punetejashtme.gov.al/levizja-e-lire-ne-vendet-e-hapesires-shengen/
Lutemi për përllogaritjen e kohës së qëndrimit në vendet e zonës Shengen, klikoni në linkun si mëposhtë: https://ec.europa.eu/assets/home/visa-calculator/calculator.htm