Mbi regjimin e përdorimit të lejeve të drejtimit në Bullgari

Ministria bullgare informon se bazuar në Konventën e Vjenës për Trafikun Rrugor, të cilën Shqipëria dhe Bullgaria e kanë ratifikuar, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Bullgari me lejen e drejtimit shqiptare, madje pa qenë nevoja e pajisjes me leje drejtimi ndërkombëtare.

 

Sipas Ministrisë bullgare, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë me leje drejtimi shqiptare deri në 1 vit, kur kanë një leje qëndrimi në Bullgari. Pas përfundimit të afatit 1 vjeçar, do të duhet që të bëhet konvertimi i lejes së drejtimit në leje drejtimi bullgare. Konvertimi i lejes së drejtimit bëhet pa kaluar testimin teorik apo atë praktik për kundrejt një pagese, e cila është e ndryshme për grupmosha të ndryshme.

 

Go Top