Informacion i Përgjithshëm
Gjuha zyrtare: Arabisht, Frëngjisht
Kryeqyteti: Nouakchott
Sistemi politik: Republikë Islamike
Emri zyrtar: Republika Islamike e Mauritanisë
Valuta: Ouguiya (MRO); 1 EUR = 348.087 MRO
Besimi fetar: Mbizotëron besimi mysliman.
Zona Kohore: UTC + 00:00
Info rreth vizës: Për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit duhet vizë. Aplikoni në përfaqësinë e Mauritanise në Romë dhe Bukuresht. Për mbajtësit e pasaportave të thjeshta viza merret në kufi.
Prefiksi: 00222 ose +222
Numri i policisë: 117/116/119
Numri i ambulancës: 118
Numri i zjarrfikëses: 101
Shënime të veçanta
Siguria: Rikonsiderojeni vendimin për të udhëtuar.
Shërbimet ofrohen vetëm në valutën vendase. Rekomandohet të përdorni veshje të thjeshta në respekt të kulturës vendase.Gjatë vizitave në objektet e kultit duhet të mbuloni flokët. Ndalohet fotografimi i objekteve të kultit. Uji i çezmave publike nuk është i pijshëm.
Vaksina: Rekomandohet vaksinimi për malarien, hepatitin A dhe tifon.
Kontakte dhe orari zyrtar i Ambasadës së RSh-së në Kajro:
Çdo ditë jave
10:00 – 12:00
Kontaktet dhe orari zyrtar i Konsullatës së Përgjithshme të Rsh-së në Stamboll
Tel: +90 212 244 32 56
E hënë- E premte
09:00 – 17:00
Veprime Konsullore
10:00 – 12:30