Hapja e gjashtë zyrave të reja aplikimi për dokumentet biometrike në Evropë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se do të hapen edhe gjashtë zyra të reja aplikimi për dokumentet biometrike në Evropë, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë.

Zyrat e reja të aplikimit do të hapen pranë Ambasadave Shqiptare në Vjenë, Austri; në Paris, Francë; në Berlin, Gjermani; në Stokholm, Suedi; si dhe pranë Konsullatave në Bari, Itali dhe në Stamboll, Turqi.

Kështu shkon në 14 numri total i zyrave të aplikimit në mbarë botën. Aktualisht, shërbimi i pajisjes me dokumente identiteti është i pranishëm në Ambasadat e Konsullatat shqiptare në 6 shtete: në Athinë e Selanik, Greqi; në Romë e Milano, Itali; në Bruksel Belgjikë; në Mynih Gjermani; në Londër, Britania e Madhe dhe New York, SHBA.

Go Top