Informacion i Përgjithshëm
Gjuha zyrtare: Spanjisht, Frëngjisht dhe Portugalisht
Kryeqyteti: Malabo
Sistemi politik: Republikë Presidenciale
Emri zyrtar: Republika e Guinea Ekuatoriale
Valuta: Franga (CFA); 1 EUR = 655,96 CFA
Besimi fetar: Mbizotëron besimi i krishterë.
Zona Kohore: UTC + 01:00
Info rreth vizës: Udhëtohet me vizë. Aplikoni në përfaqësinë e Guineas Ekuatoriale në Romë.
Prefiksi: 00240 ose +240
Numri i policisë: 114
Numri i ambulancës: 115
Numri i zjarrfikëses: 112
Shënime të veçanta:
Siguria: Normale.
Shërbimet ofrohen vetëm në valutën vendase.
Uji i çezmave publike nuk është i pijshëm.
Fotografimi i objekteve të kultit kërkon leje specifike.
Rekomandohen veshjet e thjeshta në respekt të kulturës dhe traditës vendase.
Vaksinat: Tregoni kujdes të veçantë për parandalimin e malaries.