Informacion i Përgjithshëm
Gjuha zyrtare: Portugalisht
Kryeqyteti: Bissau
Sistemi politik: Republikë Gjysmë Presidenciale
Emri zyrtar: Republika e Guinea Bisau
Valuta: Franga (CFA), 1 EUR = 655.957 CFA
Besimi fetar: Mbizotëron besimi mysliman.
Zona Kohore: UTC + 00:00
Info rreth vizës: Për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit duhet vizë. Aplikoni në përfaqësinë e Guinea Bisau në Lisbonë. Për mbajtësit e pasaportave të thjeshta viza merret në kufi, për qëndrim afatshkurtër
Prefiksi: 00245 ose +245
Numri i policisë: 112/117
Numri i ambulancës: 112/119
Numri i zjarrfikëses: 118
Shënime të veçanta:
Siguria: Merrni masa sigurie.
Shërbimet ofrohen vetëm në valutën vendase.
Shmangni fotografimin e fëmijëve pasi konsiderohet si kërcënim për rrëmbim të mundshëm. Vaksinat: Rekomandohet të tregoni kujdes ndaj virusit Ebola si dhe të vaksinoheni për ethet e verdha, hepatitin A, tetanosin dhe tifon.