Dekreti i nënshkruar nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton, se nëpërmjet Dekretit të nënshkruar më 11 qershor 2020 nga Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, deri më 30 qershor 2020 ⛔️ ndalohen lëvizjet drejt Italisë nga:

❌Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian; ❌Shtetet palë në Marrëveshjen e Shengenit; ❌Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore; ❌ Andorra, Monako; ❌Republika e San Marinos dhe Vatikani

Përjashtim nga ky ndalim përbëjnë qytetarët, të cilët pajisen me vizë kalimi nga Ambasada Italiane për shkak të domosdoshmërisë së lëvizjes për arsye emergjence apo shëndetësore.

Qytetarët shqiptarë me leje qëndrimi të rregullt në shtetin italian, nuk kanë kufizime në lëvizje.

Go Top