Informacion i Përgjithshëm
Gjuha zyrtare: Azerbajxhanisht
Kryeqyteti: Baku
Sistemi politik: Republikë
Emri zyrtar: Republika e Azerbajxhanit
Valuta: Manati AZN, 1 EURO = 1.71292 AZN
Besimi fetar: Mbizotëron besimi mysliman.
Zona Kohore: UTC+4 dhe në verë UTC
Info rreth vizës: Për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit nuk duhet vizë. Për mbajtësit e pasaportave të thjeshta duhet vizë. Aplikoni në përfaqësinë e Azerbajxhanit në Athinë, Ankara ose Moskë.
Prefiksi: 00994 ose +994
Numri i policisë: 112/102
Numri i ambulancës: 103
Numri i zjarrfikëses: 101
Shënime të veçanta:
Siguria: Normale.
Shërbimet ofrohen vetëm në valutën vendase. Përdoren kartat e kreditit vetëm në Baku.
Uji në çezmat publike nuk është i pijshëm.
Nuk lejohet hyrja në Azerbajxhan nëse keni me vete produkte të prodhuara në Armeni.
Ndalohet rreptësisht dalja e monedhës vendase jashtë kufijve të vendit.
Nuk lejohet të mbash mjekër të gjatë.
Vaksinat: Rekomandohet vaksinimi për tetanosin, hepatitin A, B dhe malarien.
Kontaktet dhe orari zyrtar i Ambasadës së RSh-së në Ankara
Tel. +90312 4416103
E hënë- E premte
09:00 – 17:00
Kontakte dhe orari zyrtar i Ambasadës së RSh-së në Moskë:
Tel.: +7 495 982 38 52 (3)
E hënë- E premte
11:00 – 14:00