Ambasada e RSh-së në Republikën e Serbisë

 Marrëdheniet dypalëshe

Marredheniet dypaleshe midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Serbise jane marredheniet e dy shteteve sovrane, te cilat kane nje histori te perbashket shumeshekullore si popuj fqinje, si dhe nje periudhe afro nje shekullore te marredhenieve diplomatike si shtete sovrane. Keto marredhenie jane shoqeruar gjithnje me problematiken tipike te kohes e te rajonit te Ballkanit, duke kaluar momente te marredhenieve te mira e kontakteve te shpeshta, ashtu si edhe nepermjet krizave e periudhave te gjata te marredhenieve acarta. Perfundimi i periudhes se Luftes se Ftohte, ndarjes ne blloqe, falimenti i sistemit komunist si dhe disintegrimi i ish-Jugosllavise kane krijuar kushte me te favorshme per zhvillimin e marredhenieve ndershteterore. Midis te dy vendeve jane krijuar kushte te reja e me te favorshme per zhvillimin e gjithanshem te marredhenieve ndershteterore ne te gjitha fushat politike, ekonomike, kulturore si dhe ne zgjerimin e perditshem te aktiviteteve qe sjellin prane te dy popujt tane. Midis te dy vendeve jane ne fuqi dhe funksionojne 62 marreveshje ndershteterore e akte normative dypleshe, te vjetra e te reja, te cilat rregullojne parimet kryesore dhe normat qe drejtojne marredheniet midis te dy shteteve ne te gjitha sektoret e jetes. Te tjera marreveshje jane ne procesin e negociimit dhe pritet qe ta plotesojne me tej kete kuader ligjor.
Nje faktor i rendesishem i zhvillimit te marredhenieve midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Serbise pas viteve nentedhjete eshte fakti qe ne te dy shtetet kane ndodhur ndryshime te dukshme demokratike dhe qeverite respektive kane zgjedhu te ndjekin kursin e integrimit europian dhe po bejne perpjekje per te plotesuar kriteret e njohura qe kerkohen per t’u antaresuar ne Bashkimin Europian.Te dy shtetet kane aktualisht statusin e kandidatit ne BE. Sinergjia e krijuar ne kete kuader ka favorizuar edhe kontaktet e shpeshta politike midis perfaqesuesve te larte te te dy shteteve. Ne vitin 2014 (10 nentor) kryeministri i Republikes se Shqiperise, zoti Edi Rama, ka vizituar Beogradin ne nje vizite zyrtare, qe i hapi rrugen vizites se kthimit te kryeministrit te Republikes se Serbise, zotit Aleksander Vuçiç, ne Tirane me 25 maj 2015. Ne kete menyre mori fund nje periudhe afro shtatedhjetevjecare e munges se kontakteve ne kete nivel te larte shteteror. Perfaqesuesit e qeverive dhe admninistratave shteterore te te dy vendeve tani jane aktive ne kuadrin e bashkepunimit rajonal. Jane me dhjetra nisma e organizma rajonale ne te cilat perfaqesuesit e te dy vendeve bashkepunojne ne zhvillimin e aktiviteteve qe i sherbejne afrimit te popujve ne jeten e tyre te perditshme ekonomike, politike e shoqerore, qe i sherbejne miqesise dhe krijimit te nje atmosfere te fqinjesise se mire. Nisma e Ballkanit Perendimor ne te cilen bashkohen Shqiperia e Serbia se bashku me Malin e Zi, Kosoven, Maqedonine dhe Bosnje-Hercegovinen, tashme nje grup shtetesh te pavarura e sovrane, te cilat kane te perbashket objektivin per t’u anetaresuar ne Bashkimin Europian dhe perkatesisht kane bashkevepruar ne kuader te nismes se Procesit te Berlinit, me qellimin per te artikuluar me me force zerin e ketij rajoni per t’u bere pjese e familjes europiane, si dhe duke projektuar se bashku nje bashkesi interesash ne fushen e transportit, energjitikes, telekomunikimit, etj. Ne vijim te Procesit te Berlinit dhe ne etapat e ndermjetme, sic ishte Konferenca e radhes ne Vienes (gusht 2015), si dhe takimi i radhes ne Konferencen e Parisit (korrik 2016) kane marre forme projektet per ndertim autostradash, hekurudhash e sistemesh energjitike qe do te lidhin vendet e rajonit per te krijuar keshtu tregje rajonale e bashkesi interesash ekonomike. Ne kete kuader ka marre forme dhe po zhvillohet edhe bashkepunimi rajonal ne fushen e rinise dhe ne kete drejtim Tirana e Beogradi jane bere forca drejtuese e procesit.
Midis te dy vendeve ka nje shkembim mallrash e sherbimesh qe shkon ne shifren rreth 200 milione euro ne vit, me tendence per t’u rritur. Gjate viteve te fundit vihet re nje rritje e interesit te biznesit te te dy vendeve per te investuar. Turizmi i ndersjellte eshte nje realitet i prekshem, por edhe nje rezerve potenciale e madhe per rritjen e vellimit te shkembimeve ekonomike si dhe ne drejtim te njohjes e mirekuptimit te ndersjellte. Plazhet turistike te Shqiperise ne te gjithe gjatesine e tyre, si dhe pasurite kulturore, jane nje joshje e madhe per publikun ne Serbi, ashtu sic jane edhe bukurite e natyres dhe qyteteve te Serbise per turistet shqiptare. Afersia dhe cmimet e aresyeshme ndikojne pozitivisht ne kete drejtim. Ne kudrin e masave qe jane marre per lehtesimin e levizjes se qytetareve te Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Serbise, eshte arritur qe levizja e qytetareve te te dy vendeve te jete e lire dhe pa viza. Per ta bere edhe me te lehte levizjen e qytetareve, zyrtaret e te dy vendeve po diskutojne per thjeshtesimin e metejshem te procedurave te levizjes me kartat e identitetit. Po punohet gjithashtu per te thjeshtesuar me tej formalitetet e nevojshme per levizjen e lire te mallrave e te udhetareve, duke marre si shembull realitetin e vendeve te Bashkimit Europian. Ne procesin e diskutimit jane projekt-marreveshjet ne fushen e transportit, te shembimeve kulturore, turistike, etj.
Shqiperia e Serbia kane deklaruar politikat e tyre paqedashese dhe kontribuojne realisht ne ruajtjen e stabilitetit e te paqes ne rajonin e Ballkanit. Shqiperia si vend anetar i Aleances se Atlantikut te Veriut dhe Serbia si vend i deklaruar ushtarakisht neutral bashkepunojne ne kuader te Partneritetit per Paqe (PfP), per transparence ne fushen e shpenzimeve per mbrojtjen, si dhe ne forcimin e klimes se mirebesimit si vende fqinje. Te dy vendet kane nje bashkepunim te mire ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve te paligjshme.

Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës

Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

Go Top