Ambasada e RSh-së në Greqi –Athinë

Mbulimi Diplomatik

1- Algjeria (jr),
2- Armenia (jr),
3- Qipro (jr),
4- Tunizia (jr)

a) Marrëdheniet dypalëshe

Marrëdhëniet mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë janë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të dy vendet, anëtare në NATO dhe me interesa jetike të përbashkëta, ndajnë vlerësimin se marrëdhëniet ndërmjet tyre janë me rëndësi strategjike në rajon. Greqia ka mbështetur dhe shpreh zyrtarisht mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Të dy palët vlerësojnë dhe angazhohen për trajtimin, në respekt të së drejtës ndërkombëtare, kuadrit të brendshëm ligjor dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të gjitha problemet e trashëguara nga e kaluara e largët apo e vonë dhe për gjetjen e zgjidhjeve të mirëpranuara mes palëve. Greqia vazhdon të jetë një partner shumë i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë. Për vite me radhë ajo ka qenë në krye të listës së partnerëve në tregti dhe në investimet e huaja direkte. Një pjesë e konsiderueshme e aktivitetit ekonomik dhe financiar të Shqipërisë ka qenë e orientuar drejt saj, duke bërë që ekonomitë e të dyja vendeve të jenë të lidhura fort mes tyre.
Minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Greqi, përbëjnë ura të forta të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Zbulo më shumë për shërbimet e Ambasadës

Zbulo më shumë për trokitjen virtuale

Go Top