Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë, përfshirë pikat kufitare me Shqipërinë. Si më poshtë, detaje të vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare të Qeverisë greke:

Duke filluar nga dita e nesërme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë. Kushdo që do të hyjë nga kjo pikë në territorin grek para orën 6:00, datë 20 nëntor, duhet të vetëkarantinohet një javë.

Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionave në Kakavijë. Në rast kalimi, aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javë pavarësisht shtetësisë dhe në rast shkelje, gjobitesh me 5000€.

Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë në ditë.

Kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk do të ketë më mundësi të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.

Më tej, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur. Vendim do të jetë në fuqi nga data 20.11-4.12.2020.

Go Top