Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas konsultimeve me autoritetet rumune, informon gjithë shtetasit shqiptarë të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në territorin e Rumanisë, për shkak të kufizimeve, përtej periudhës së lejuar prej 90 ditësh ose do t’ju skadojë viza gjatë kësaj periudhe, duhet t’i drejtohen Inspektoriatit të Përgjithshëm
për Migracionin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kontaktet e Inspektoriatit mund t’i gjeni në linkun:
http://igi.mai.gov.ro/en/node/contact.
Ndërkohë, shtetasit shqiptarë të cilëve u skadon Leja e Qëndrimit gjatë kësaj periudhe, duhet ta rinovojnë atë online në linkun:
https://portaligi.mai.gov.ro/portaligi, ose t’i drejtohen zyrave të Inspektoratit të Përgjithshëm për Migracionin të qytetit ku jetojnë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për rinovim gjendet në linkun:
http://igi.mai.gov.ro/en/content/residence-permit.