‼️ Në kuadër të masave të ndërmarra nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut 🇲🇰 për parandalimin e përhapjes së 🦠 COVID-19, ju bëjmë me dije se duke filluar nga dita e djeshme, datë 16 mars 2020:

🔴 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vendosur mbylljen e të gjitha pikave kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut.

🔴 Të drejtë hyrje kanë vetëm shtetasit maqedonas, Përfaqësuesit Diplomatik si dhe personat me rëndësi për Shtetin dhe ekonominë me leje nga shtabi i krizës, si dhe makineritë ngarkuese me mallra.

🔴 Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, do të mbyllet edhe aeroporti ✈️ i Shkupit!

🔴❗Qytetarët 🇦🇱 mund të realizojnë hyrjen e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut vetëm nëpërmjet 🚘 pikave kufitare Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllacë dhe Aeroportin e Shkupit.

🔴 Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se shtetasit e huaj, të cilët vijnë nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë, nuk mund të realizojnë hyrje në asnjërin prej këtyre pikave kufitare, pasi hyrja e tyre është e ❌ ndaluar.

🔴 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH-së 🇦🇱, Ambasadën në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), autoritetet relevante të Qeverisë së 🇲🇰 (MPJ e MB), kanë mundësuar gjatë ditës së djeshme nxjerrjen e 27 qytetarëve shqiptarë nga aeroporti i Shkupit.

🔴 Këtyre qytetarëve u është mundësuar kthimi në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës.

ℹ Sa i përket situatës në lidhje me qytetarët shqiptarë të bllokuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut ju informojmë se:

👉 Ambasada e RSH-së në Maqedoninë e Veriut ka asistuar një shtetase shqiptare që ndodhej në spitalin e Manastirit, duke dhënë të gjitha informacionet e nevojshme se si ajo mund të kthehej në Shqipëri.

👉 Ambasada e RSH-së në Maqedoninë e Veriut, pas negociatave me autoritetet maqedonase ka zgjidhur rastin e një familje shqiptare, të cilët ktheheshin nga Gjermania përmes Bullgarisë dhe ishin bllokuar në kufirin bullgaro-maqedonas.

👉 Ambasada e RSH-së në Maqedoninë e Veriut, ka dhënë asistencën e saj për një qytetar shqiptar që vinte nga India drejt Shkupit. Qytetarit në fjalë ju krijua mundësia që të zbriste në aeroportin e Shkupit e më pas të nisej drejt kufirit.

👉 Ambasada e RSH-së në Maqedoninë e Veriut, gjatë ditës së sotme është duke negociuar me autoritetet maqedonase për zgjidhjen e rastit të një qytetari shqiptar, që vinte nga Zvicra në rrugë tokësore dhe është bllokuar në kufi me Bullgarinë.

❗Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë tona Diplomatike do t’ju informojnë për çdo hap të ndërmarrë gjatë këtyre ditëve.

Bashkë kundër këtij armiku 🦠, do t’ja dalim!

Go Top